TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


06/09/2019

O pooooo… me TebMobile Business

Shumë pagesa që janë vonuar apo harruar eventualisht tani mund të realizohen me aplikacionin TebMobile Business.




Platforma ekzistuese E-banking e Bankës TEB për Biznese tani do të ketë edhe versionin e telefonit mobil (‘mobile banking’) për përdoruesit iOS dhe Android.

Funksionet që janë pjesë e TebMobile për Biznese janë:

  • Llogaritë: Monitorimi i bilancit dhe transaksioneve të llogarisë.
  • Kredit Kartelat: Monitorimi i kredit kartelave me detaje rreth Limitit, Pasqyrës, Transaksioneve nga Pasqyra e fundit dhe po ashtu opsioni për Pagesën e borxhit të kredit kartelës.
  • Pagesat: mundësia për të bërë Pagesa Institucionale, si: Pagesa tatimore, Pagesa doganore, Pagesa të energjisë elektrike etj.
  • Transferet: Opsioni për kryerjen e Transfereve brenda bankës, Transferet kombëtare dhe Transferet ndërkombëtare.
  • Aprovimet: Kompanitë që kanë nivele të ndryshme të aprovimit në e-banking për biznese, përdoruesit që kanë këtë të nivel aprovimi mund të bëjnë aprovimin edhe këtu për transferet dhe dosjet e pagave.

 


Të gjitha këto funksione janë tashmë në e-banking për biznese të Bankës TEB dhe funksionaliteti është i njëjtë, vetëm që tani qasja dhe përdorimi mund të bëhen nga telefonat mobil si dhe një kanal me përdorim shumë të gjerë.

Lidhur me qasjen në këtë aplikacion, do të përdoren kredencialet që klientët përdorin në e-banking për biznese (ID-ja e përdoruesit dhe fjalëkalimi) dhe si faktor i dytë i sigurisë në TebMobile për Biznese është ‘Smart Key’ me të njëjtat opcione si në TebMobile për Individë: fjalëkalimi statik, shenjat e gishtërinjëve, vizatimi i shtegut.

Për përdorimin e këtij aplikacioni, klientët të cilët tashmë kanë produkt të e-banking për biznese, do të mund ta përdorin atë duke e shkarkuar atë nga ‘App Store/Play Store’. Ndërsa klientët që nuk e përdorin e-banking për biznese, së pari duhet të aplikojnë për të nëpërmjet procesit ekzistues dhe pasi të kenë atë, mund ta shkarkojnë atë nga ‘App Store/Play Store’ pasi që kredencialet e e-banking për biznese janë të nevojshme për ta përdorur atë.

Shkarko nga AppStore

Shkarko nga Play Store

Për më shumë informata, ftojmë klientët e biznesit të vizitojnë degën më të afërt të TEB-it, të na dërgojnë email në info@teb-kos.com ose na kontaktoni në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.

 

TEB Bankë për një botë në lëvizje.

 


© TEB ShA