TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


17/06/2020

Njoftim për klientët e Degëve Rruga B, Ferizaj dhe Peja

Banka TEB Sh.A. informon klientët e degëve Rruga B në Prishtinë, Ferizaj City dhe Peja City se me qëllim të interesit të përgjithshëm të ruajtjes së shëndetit publik detyrohemi të ndërmarrim hapa në përputhje me situatën e re të krijuar.




Në këtë drejtim ju informojmë se Dega e Rrugës B në Prishtinë (Adresa: Rruga B, Lokali Residio, No:18, Blloku 4 - Lagja Mati 1, 10000 Prishtinë), Dega Ferizaj City (Adresa: Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj) dhe Dega Peja City (Adresa: Rr. Mretëresha Teutë, p.n., Pejë) do të jenë të mbyllura prej të mërkurës (17.06.2020) deri në një njoftim të ri.
Klientëve iu rekomandojmë të marrin shërbimet bankare në degët më të afërta të këtyre degëve.
Bankomatet në këto pika do të jetë në funksion të plotë për klientët për tërheqje, deponime dhe shërbime tjera.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus).
Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile, kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.
Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA