TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


25/03/2020

Njoftim për klientët e degëve në Ferizaj dhe Rruga B në Prishtinë




Në vijushmëri të lajmërimeve të rregullta në lidhje me masat që po merren nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të mirën e përgjithshme me përkujdesje të shëndetit publik me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së Covid19 ju njoftojmë që degët e Bankës TEB, Ferizaj City Office dhe ajo në Rrugën B në Prishtinë nuk do të punojnë prej sot (25.03.2020).
Ftojmë klientët e Ferizajt të marrin shërbimet tona bankare në degën qendore në Ferizaj, kurse ata të rrugës B në Bregun e Diellit.
Këto vendime janë të përkohëshme deri në një vendim të radhës, për të çfarë do të ju informojmë me kohë.
Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile:

Shkarko nga Play Store
Shkarko nga AppStore

kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.

Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj hapave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit (Covid-19 Coronavirus), duke marrë për bazë zbatimin e rekomandimeve nga institucionet relevante (Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik).
Ju lusim për mirëkuptimin tuaj.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA