TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


17/03/2020

Njoftim për klientët e Degës Qendra në Prishtinë

Banka TEB Sh.A. informon klientët se masat e reja për interesin e përgjithshëm të shëndetit publik në gjendjen në të cilën ndodhet vendi na detyrojnë të ndërmarrim hapa në përputhje me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.




Në këtë drejtim ju informojmë se Dega Qendra (pranë stacionit kryesor policor) adresa: Rr. Luan Haradinaj, Nr.83, 10000 Prishtinë do të jetë e mbyllur prej nesër (e mërkurë, 18.03.2020) deri në një njoftim të ri. Bankomati në këtë pikë dot jetë në funksion të plotë për klientët për tërheqje, deponime dhe shërbime tjera.

Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus).

Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile:
(Shkarko nga Play Store https://bit.ly/2xAZL93) (Shkarko nga AppStore https://apple.co/2vl6WS2), kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.

Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA