TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


15/03/2020

Njoftim për klient!

Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus).




Në këtë drejtim pas kufizimit të lëvizjes në Klinë, Viti dhe Malishevë njoftojmë klientët se degët tona në këto tri qytete nuk do të punojnë prej nesër (e hënë, 16.03.2020) deri në një vendim të ri.

Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile:
(Shkarko nga Play Store https://bit.ly/2xAZL93) (Shkarko nga AppStore https://apple.co/2vl6WS2), kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.

Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.


© TEB ShA