TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


13/06/2019

Kredia e gjelbër

Ndërroni dritaret, fasadën, kulmin apo realizoni projekt tjetër për rritjen e efikasitetit dhe kursimin e energjisë dhe përfitoni grant deri në 20 % të shumës së kredisë.




Përgjegjësi sociale dhe shoqërore është të ruajmë ambientin ku jetojmë duke bërë investime në shtëpitë/banesat tona që rezultojnë në zvogëlimin e emitimeve në natyrë, kursimin e energjisë dhe zvogëlimin e kostos mujore të energjisë për familjet.
Në kuadër të këtij qëllimi është krijuar programi kreditor për financimin e ekonomisë së gjelbër (GEFF) i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosove ku në bashkepunim me Bankën TEB mundëson financimin e klientëve individual me kredi individuale për të kryer investime/renovime në banesa/shtëpi të tyre duke zbatuar kriteret e përcaktuara nga BERZH, të cilat përkrahen me grant nga Komisioni Evropian nga 15% deri 20% të vlerës së kredisë për cdo klient.

Çka është kredia e gjelbër dhe rëndësia e saj?

Kredia e gjelbër është një produkt unik në treg që ofrohet vetëm nga banka TEB për klientët individual. Aplikuesit kanë mundësi që me kredinë e gjelbër të bëjnë investime/renovime në kuadër të projekteve të përcaktuara nga BERZH që kanë për qëllim rritjen e efikasitetit dhe kursimin e energjisë:

Cilat investime përkrahen nga kredia e gjelbër?

• Izolim i mureve, kulmit dhe dyshemesë,
• Dritare dhe dyer,
• Kaldajë me biomasë (pelet),
• Kaldajë me gaz,
• Pompa nxehëse (termike),
• Ndriçim,
• Kolektorë diellorë për ujë të nxehtë,
• Sistemet fotovoltaike diellore,
• Ventilim mekanik i balancuar,
• Kaldajë/Bojlerë akumulues për ujë të ngrohtë

Përfitimet nga investimi:

Investimet në shtepi/banesë që rezultojnë në kursim të energjisë, sipas kritereve të BERZH, ju mundësojnë të:
         
• Përfitoni grant nga 15% deri 20% të vlerës së kredisë,
• Reduktim të konsumit të energjisë përmes instalimit të teknologjive me performancë të lartë dhe teknologjive efiçente,
• Rritje e buxhetit të familjes përmes shpenzimeve më të ulta,
• Performancë më e mirë e pajisjeve,
• Shtëpi më të rehatshme,
• Rritje e vlerës së pasurisë së patundshme
Për mjedisin:
• Ruajtja e burimeve të çmuara natyrore,
• Zvogëlim i emitimit te ndotesve ne mjedise,
• Mjedis më të shëndetshëm

Si mund të aplikoni për Kredinë e Gjelbër?

Pasi të keni bërë planifikimin e investimit në shtëpine tuaj, atëherë sigurohuni se materialet dhe produktet që do i përdorni të jenë efiqent e këtë e verifikoni duke hyrë në selektorin e teknologjisë në linkun më poshtë, https://ebrdgeff.com/kosovo/al/ dhe aty janë të gjitha informatat e nevojshme për hapat që duhet të ndërmerren ose duke kërkuar çertifikatë të cilësisë nga tregtari.
Në momentin që nuk jeni të sigurtë merrni ofertën nga tregtari dhe vizitoni degën më të afërt të TEB-it ku mund të informoheni edhe për procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Si mund të aplikoni për Grant?

Pasi të bëni investimin në shtëpinë tuaj përmës Kredisë së Gjelbër, ju duhet të bëni kërkesën për GRANT në degën që ka aplikuar për kredi duke:
- Nënshkruar kërkesën për GRANT (forma e GEFF),
- Sjellur faturen e rregullt të produktit që ka instaluar në shtëpinë/banesën e tij dhe kuponin fiskal apo dëshminë e pagesës përmes transferit.

Kush mund të aplikoj?
• Të gjithë klientët individual që janë pagëmarrës në njërën nga bankat komerciale në Kosovë,
• Shoqatat e pronarëve të banesave të regjistruar sipas ligjeve në Kosovë,
• Shuma minimale e kredisë: 500 €,
• Shuma maximale e kredisë për klient individual: 50,000 €,
• Shuma maximale e kredisë për shoqatat e banesave të klientëve individual: 300,000 €,

Projektet/investimet e implementuara dhe të verifikuara me sukses mund të jenë të përshtatshme për marrjen e grantit:

• 15% e kostove të pranueshme për një projekt brenda një banese individuale ose shtëpie që përfshin një kategori të vetme të teknologjisë së zgjedhur nga Selektori i Teknologjisë
Shembull:
Blini i ka ndërruar veq dritaret e shtëpisë, ka fituar 15% grant, 162 euro në vit në fatura të shpenzimeve është duke I kursyer.

• 20% e kostove të pranueshme për një projekt brenda një banese individuale ose shtëpie ku përfshihen paketa me më shumë se një kategori të teknologjive të zgjedhura nga Selektori i Teknologjisë
Shembull:
Besa ka izoluar shtëpinë, ka vendosur sistem të ngohjes e edhe e ka ndriqu shtëpinë.As punën e dorës nuk e ka paguar, 24% të energjisë në vit nuk I ka hargjuar,po 20% të shumës grant I ka fituar, e tani nga 120 euro per muaj është duke kursyer.

• Pajisjet elektroshtëpiake (p.sh. frigoriferë, ngrirës dhe kondicionerë) nuk janë të mbështetura me grante financiare.

Klient i nderuar për më shumë informata ju sugjerojmë të vizitoni degën tone më të afërt ku jetoni.

Investoni në teknologjinë e kursimit të energjisë, ulni faturat mujore tuaja të shpenzimeve dhe kontriboni për një ambient sa më të mirë, pasi që banka TEB për cdo kredi të gjelbër mbjell një fidan në qytetin tuaj!

TEB Bank për një botë në lëvizje.


© TEB ShA