TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


04/09/2020

Kjo është koha jote!

Kredi individuale deri në 3,000 euro duke filluar nga 33.13 euro në muaj.




Norma vjetore e interesit: 5.88%,
Shpenzimet administrative: 0.50%,
Maturiteti maksimal: 120 muaj,
Norma efektive e interesit: 6.16%.

Siguro kredinë dhe përfito kushte preferenciale.

Kush mund të aplikojë për kredi?
Te gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.

- Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike, maturiteti maksimal deri në 120 muaj.
- Për pagëmarrësit e sektorit privat, dhe klientët me të hyra nga qiraja, maturiteti maksimal deri në 84 muaj.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Të jeni banorë të Republikës së Kosovës.
- Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
- Kontratë e punës valide
- Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
- Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
- Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
- Bashkëhuamarrës/e
- Garantues
-  ID
- Kontratë pune
- Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
- Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

Shembull: Financimi nga banka 3,000 Euro, Norma vjetore e interesit: 5.88%, Shpenzimet administrative: 0.50%, Maturiteti deri në: 120 muaj.

Shuma totale që klienti duhet të shlyejë deri në fund të afatit të kontraktuar është 3,975.19 Euro.

*Oferta me maturitet deri në 120 muaj vlen vetëm për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike.

Oferta valide deri 30.09.2020

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000 /Web (www.teb-kos.com) ose vizitoni njërën nga degët e bankës TEB

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA