TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


24/03/2020

Degët sot përfundojnë orarin e punës në ora 10:00

Banka TEB njofton të gjithë klientët e vet se pas vendimit më të ri të Qeverisë së Kosovës në përputhje me kërkesat për kujdes shtesë ndaj shëndetit publik dhe gjendjes së shpallur, lajmëron se do të përfundojë orari i punës së degëve në orën 10:00.




Vendimi mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër, për të cilin do të informoheni me kohë në faqen tonë zyrtare të internetit (teb-kos.com) dhe në kanalet tona zyrtare në platformat e rrjeteve sociale.

Klientët i sugjerojmë që Degën të vizitojnë vetëm në kushte të detyrueshme, ndërsa gjatë vizitës ju përkujtojmë të keni parasysh rreguloren e re të vizitës së vendeve publike, duke pasur parasysh masat mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës obligative sociale.

Me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile:

Shkarko nga Play Store
Shkarko nga AppStore

kartelave si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7.

Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.
I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për të respektuar në tërësi të gjitha rekomandimet e Qeverisë së Kosovës pas situatës së krijuar në lidhje me kujdesin e shtuar nga mospërhapja e virusit (Covid-19 Coronavirus).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA