TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


06/06/2019

Banka TEB shënon Ditën Botërore të Mjedisit: 1 fidan i mbjellur për çdo Kredi të Gjelbër

Banka TEB, si partner i Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) në kuadër të implementimit të Kredisë së gjelbër, sot ka mbjellur 210 fidane në katër qytete të ndryshme për ta shënuar 5 Qershorin - Ditën Botërore të Mjedisit.




Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Banka TEB në bashkëpunim me BERZH dhe klientët e vet ka mbjellur 210 fidane në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Malishevë.
Në aktivitetin kryesor i cili u mbajt në Prishtinë pjesëmarrës ishin drejtues të bankës, përfaqësues nga BERZH, GEFF, Komuna e Prishtinës dhe të Bashkimit Evropian, si donatori kryesor i granteve për programin GEFF.
Secili fidan mban emrin e personit i cili ka marrë Kredi të Gjelbër në TEB dhe kështu ka ndihmuar në ruajtjen e mjedisit jetësor. Komunat përkatëse kanë bërë të mundur sigurimin e hapësirave të nevojshme për fidanet, kurse Banka TEB jua ka bërë dhuratë fidanet klientëve të saj. Me shpresë që këto fidane të shtohen në të ardhmen dhe secili nga ne do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së ajrit.

Banka TEB si partner i BERZH ofron financim për investime në produkte me eficiencë të lartë të energjisë për sektorin rezidencial me grant nga BE deri në 20% të vlerës së kredisë të pranueshme për investime.
Dita botërore e Mjedisit është dita e Kombeve të Bashkuara për inkurajimin e ndërgjegjësimit dhe veprimit në mbarë botën për ta mbrojtur mjedisin tonë. Tema e këtij viti i kushtohet ndotjes së ajrit.
Çdo familje mund të kontribuojë në këtë sfidë mbarëbotërore duke konsumuar energji në mënyrë efikase. Duke aplikuar për Kredi të Gjelbër në Bankën TEB, për teknologji eficiente ndaj energjisë, siç janë dritaret dhe dyert eficiente, sistemet e ngrohjes / ftohjes dhe sistemet e izolimit, familjet mund të ulin ndjeshëm konsumin e tyre të energjisë, dhe në këtë mënyrë do t’i ulin edhe faturat e energjisë.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.

fida

fid1

fid3


© TEB ShA