TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


14/03/2020

Banka TEB Sh.A. e përkushtuar ndaj masave të marra nga Qeveria dhe IKShP




Banka TEB Sh.A. njofton klientët, stafin dhe të gjithë publikun se ka ndërmarrë të gjitha hapat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit (Covid-19 Coronavirus), duke marrë për bazë zbatimin e rekomandimeve nga institucionet relevante (Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Instituti kombëtar i shëndetit publik)  dhe në interes të shëndetit publik, të punonjësve dhe të klientëve janë ndërmarrë një sërë masash preventive nga banka TEB Sh.A.

TEB Sh.A. njofton klientët se të gjitha degët, zonat e shërbimeve digjitale, bankomatët dhe terminalet e pagesave (POS) vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve duke pasur parasysh të gjitha masat mbrojtëse. Mirëpo, me qëllim të lehtësimit të shërbimeve ndaj klientëve i inkurajojmë të gjithë të përdorin shërbimet nëpërmjet aplikacionit TebMobile (Shkarko nga Play Store https://bit.ly/2xAZL93/ Shkarko nga AppStore https://apple.co/2vl6WS2), kartelave Contactless si dhe ATM-ve për tërheqje të parave të gatshme.

I ftojmë klientët, stafin dhe publikun që në këtë situatë emergjente t’i aplikojnë të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Gjithashtu, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se degët tona do të vazhdojnë të funksionojnë në orar të rregullt.
(https://www.bqk-kos.org/?id=104&l=1724)

Për informata shtesë mund të kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve (+383 (0) 38/230000) - e cila është në dispozicion tuaj 24/7. Vizitoni faqen tonë të internetit (www.teb-kos.com), na shkruani në email (customer.care@teb-kos.com) ose na kontaktoni nëpërmjet kanaleve tona zyrtare në rrjetet sociale.


© TEB ShA