TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


30/03/2020

Banka TEB në shërbimin tuaj!




Emergjenca sociale e krijuar në javët e fundit në gjithë botën dhe në Kosovë, megjithatë nuk ndalon kërkesat e rregullta të jetës dhe për këtë çasja në fonde është faktor shumë i rëndësishëm.
Banka TEB siguron vazhdimësinë e funksionimit dhe është e përgatitur për të gjitha situatat që mund të krijohen nga kjo pandemi, ndërsa stafi jonë është i mobilizuar të asistojë në kërkesat e juaja.
Situata e krijuar ka ndryshuar disa herë orarin tonë të punës dhe përshtatjet kanë qenë të pashmangshme bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mirën e përgjithshme të shëndetit publik, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të virusit COVID-19.
Për të shmangur daljet nga shtëpia, sipas udhëzimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit kombëtar të shëndetit publik, pasi që në këtë kohë kjo është kërkesa më sigurt për luftimin e pandemisë, Banka TEB ju inkurajon të përdorni sherbimet bankare permes platformave tona digjitale.
Për të kaluar më lehtë këtë situatë, ju përkujtojmë më poshtë disa mundësi të kryerjes së shërbimeve bankare dhe ato që duhet të dini në lidhje me shërbimet tona, ndërsa TebMobile ju ofron një gamë të gjërë të kryerjes së shërbimeve bankare.

Për bankingun e juaj të përditshëm:

- Për kontroll të bilancit në llogarite tuaja (24/7) dhe monitorim të transaksioneve, pagës dhe depozitave: ju lutem përdoreni aplikacionin TebMobile:  Shkarko nga AppStore Shkarko nga Play Store ,

- Për pagesa të ndryshme (institucionale dhe sherbimeve komunale): ju lutem përdoreni aplikacionin TebMobile te pagesat me skanim ose shënime,

- Për mbushje telefoni mobil (Vala, Ipko), internet (Ipko), TV (Ipko) etj përdorni TebMobile,

- Të gjitha shërbimet në TebMobile janë me 0% komision deri më 31.05.2020.

- Për blerje: ju lutemi përdorni sa më shumë kartelat tona bankare, ndërsa Starcard ju ofron mundësinë që të bleni me këste dhe filloni pagesën pas tre muajve pa kamatë

- Për pagesa të kredive, nëse keni vështirësi, aplikoni për shtyrje të kësteve të kredisë, TEB ofron deri dy këste të shtyerjes së kredive individuale

- Resetimi i fjalëkalimit të TebMobile për klientët individual

- Shërbimet e njejta mund ti marrin edhe klientët e biznesit duke përdorur aplikacionin TebBusiness dhe për shtyrje të kredisë

- Resetimi i fjalëkalimit të e-banking dhe TebBusiness Mobile për biznese

- Aktivizimi i e-Banking dhe TebBusiness Mobile për biznese


Çfarë tjetër duhet të dini?

- Përcillni orarin e punës të degëve në faqen tonë zyrtare www.teb-kos.com,

- Përdorni Bankomatet (ATM) që janë në dispozicionin tuaj nga TEB të cilat kanë edhe dezinfektuesin e vendosur. Harta e Bankomateve

- Degët tona janë duke u dezinfektuar rregullisht në këtë kohë dhe stafi jonë do të ndihmojë klientët tanë sipas standardit të komunikimit me masa mbrojtëse, Harta e Degëve

- Ju këshillojmë të qëndroni sa më shumë në shtëpi dhe vizitoni degët vetëm në situata të pashmangshme, nëse e bëni këtë ju lutem të keni mirëkuptim duke rrespektuar distancën në degë, ndërsa stafi jonë do të bëjë më mirën të ju asistojë në kërkesat e juaja,

- Keni kujdes nga mashtruesit eventual, mos ia jepni askujt numrat secret të kartelave tuaja bankare apo fjalëkalimet e tjera, ndërsa Banka asnjëherë nuk do të kërkojë diqka të tillë nga ju,

- Keni kujdes edhe nga komunikimet me email, për cfarëdo informate mos hezitoni me kontaktuar me Qendrën e thirrjeve (038230 000), me emailin zyrtar info@teb-kos.com dhe kanalet e tona zyrtare në rrjetet sociale.

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)  

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA