TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


14/07/2021

Banka TEB në përkrahje edhe të Komitetit Paralimpik të Kosovës




Banka TEB duke qenë pjesë e Bankës me shtrirje globale, BNP Paribas ndër katër shtyllat kryesore të funksionimit ka edhe përgjegjësinë korporative sociale ndaj komunitetit. Në këtë vazhdë pas marrëveshjeve me Federatën e futbollit (FFK), të basketbollit (FBK) dhe së fundi Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ishte i pritur një bashkëpunim edhe me Komitetin paralimpik të Kosovës (KPK).

Sipas marrëveshjes së arritur, Banka TEB do të jetë përkrahëse e aktiviteteve të Komitetit paralimpik të Kosovës për kater vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB, Serhan Ozarslan dhe presidentes së KPK-së, Njomëza Emini.

Banka TEB mbetet e përkushtuar për të përkrahur komunitetin dhe konsiderojmë se sporti është njëra ndër pjesët më të ndritura të shoqërisë kosovare, andaj edhe kemi konsideruar me vendosmëri përkrahjen e rinisë nëpërmjet aktiviteteve sportive të ekipeve dhe federatatve kombëtare sportive.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!

 

 


© TEB ShA