TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


15/06/2021

Banka TEB dhe Komiteti Olimpik i Kosovës arrijnë marrëveshje sponsorizimi




Pas përkrahjes së dëshmuar ndaj disa sporteve të rëndësishme, Banka TEB tani është edhe sponsor i Lëvizjes Olimpike në Kosovë apo më saktë, Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Marrëveshja e arritur ndërmjet drejtorit menaxhues të TEB Bankës, Orcun Ozdemir dhe presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi përmban përkrahjen për katër vitet e ardhshme të frymës olimpike dhe aktiviteteve të tyre të rregullta vjetore.

Banka TEB është sponsor edhe i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së basketbollit të Kosovës (FBK), të gjitha këto marrëveshje në kuadër të strategjisë për të përkrahur federatat kombëtare në paraqitjen sa më të mirë të tyre në planin ndërkombëtar dhe projektet e ndryshme sportive kombëtare.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme me një organizim të mediave dhe publikut.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA