TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


11/09/2020

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në vendimmmarrje”, Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.




Banka TEB ka shprehur interesim për bashkëpunim me Forumi për Lidership dhe Diplomaci për fuqizimin e gruas në shoqërinë kosovare.

Zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB, Serhan Ozarslan tha se banka TEB ka qenë gjithmonë mbështetëse e fuqizimit të gruas si dhe rolit të saj në shoqëri. “Inkuadrimi i gruas në proceset e vendimmmarrjes, avancon shoqërinë në tërësi” tha ai. Andaj, banka TEB do të vazhdoj të përkrah projekte të tilla ku roli i gruas avancohet në shoqëri.

Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini fillimisht falenderoi bankën bashkëpunim. Ajo u shpreh se kjo marrëveshje mbështet të drejtat për barazi të grave në shoqëri dhe krijon mundësi për aftësim profesional të vajzave dhe grave që janë pjesë e projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në vendimmmarrje” i Akademisë, projekt ky i mbështetur nga GIZ-i (Agjencia Për zhvillim ndërkombëtar e Gjermanisë). “Ky është mesazh i qartë që banka TEB përveç anës financiare, mendon edhe për fuqizimin e vajzave dhe grave për aftësimin e tyre profesional. Kjo është një mundësi e madhe dhe jemi mirënjohës. Shpresojmë që do të vazhdojmë edhe bashkëpunime tjera”, tha ajo.

Ky memorandum ka për qëllim që të ju jap mundësi vajzave dhe grave të Akademisë të kryjnë praktikë në bankën TEB, si dhe krijimin e aktivitetve të tjera vetdijësuese për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!


© TEB ShA