TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


27/04/2020

Aplikimi online për shtyerje të pagesës së kredisë




Të nderuar klientë,
Banka TEB Sh.A. pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në dakordim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, gjithnjë bazuar në situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë me virusin Covid 19, informon kredimarrësit individual që janë në pa mundësi për pagesë të këstit të kredisë mund të aplikojnë të shtyejnë këstin e tyre nga data 13 mars 2020 deri më datë 30 prill 2020.
TEB Sh.A. ju ofron “Aplikimin online për shtyerje të pagesës së kredisë”.
Për të realizuar këtë mundësi duhet ti kryeni aplikimin online (linku më poshtë):

Klientët individual:

Klientët e biznesit:


Në rast të aprovimit të kërkesës tuaj nga Banka për shtyerje të kësteve të kredisë, ju duhet të zgjedhni mënyrën e pagesës së interesit të rregullt të periudhës së pauzimit, duke përzgjedhur vetëm njërin opcion:
 
- interesi i rregullt i përllogaritur gjatë periudhës së pauzimit të kredisë të bartet i tëri në një këstë të vetëm,
 
- interesi i rregullt i përllogaritur gjatë periudhës së pauzimit të kredisë të shpërndahet në këstet e ardhmshme ku për kreditë që kanë maturitet më të gjatë apo deri në dhjetor 2020, interesi i përllogaritur të shpërndahet deri në dhjetor 2020. Ndërsa, për kreditë që kanë maturitet më të shkurtër se dhjetor 2020, interesi i përllogaritur të shpërndahet deri në fund të maturitetit;

Ju lutemi të keni parasysh se të gjitha fushat janë të obliguara të plotësohen.

Aplikimin mund ta kryeni edhe ne-mailit (callcenter@teb-kos.com) ose Qendrës së thirrjeve 038/230 000.

Banka do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe do të ju informojë në formë elektronike (me email) për kërkesën.

Për informata shtesë, ndihmë, probleme teknike, pyetje dhe çështje tjera rreth aplikimit online, ju lutem paraqituni:
• Në shërbimin për klientë në Qendrën e thirrjeve në numrin: 038 230 000
• Në e-mail adresën: callcenter@teb-kos.com

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)  

 

 



TEB Bankë për një botë në lëvizje!

 


© TEB ShA