01/11/2021
Blej çka të pëlqen, fillo pagesën pas 3 muajve!
Blej në nëntor, fillo pagesën në shkurt 2022.

Kartela më e njohur bankare në Kosovë, Starcard vjen me ofertën më të re duke ju ndihmuar në planifikimet e blerjeve.
Kartela më e njohur bankare në Kosovë, Starcard kthehet edhe këtë vit me kampanjën unike të pagesave të shtyera: “Blej çka të pëlqen, fillo pagesën pas 3 muajve”.
Oferta është e vlefshme për të gjithë klientët individual të Bankës TEB të cilët posedojnë Starcard, Premium Starcard apo SheCard.
Klientët të cilët bëjnë blerje në të gjithë sektorët në POS Terminalet e Bankës TEB, në vlerë prej 50€ apo më shumë, me këste, do të përfitojnë nga oferta, si vijon:
• Për blerjet gjatë muajit tetor 2021, filloni pagesën e borxhit të kësteve në muajin janar 2022
• Për blerjet gjatë muajit nëntor 2021, filloni pagesën e borxhit të kësteve në muajin shkurt 2022
• Për blerjet gjatë muajit dhjetor 2021, filloni pagesën e borxhit të kësteve në muajin mars 2022
Dhe, të gjitha këto do t’i përfitoni me 0% interes.
Oferta është valide deri më 31 dhjetor 2021.
Starcard të jep fuqi!