TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

O pooooo… me TebMobile Business

O pooooo… me TebMobile Business

Shumë pagesa që janë vonuar apo harruar eventualisht tani mund të realizohen me aplikacionin TebMobile Business.

Platforma ekzistuese E-banking e Bankës TEB për Biznese tani do të ketë edhe versionin e telefonit mobil (‘mobile banking’) për përdoruesit iOS dhe Android.

Funksionet që janë pjesë e TebMobile për Biznese janë:

 


Të gjitha këto funksione janë tashmë në e-banking për biznese të Bankës TEB dhe funksionaliteti është i njëjtë, vetëm që tani qasja dhe përdorimi mund të bëhen nga telefonat mobil si dhe një kanal me përdorim shumë të gjerë.

Lidhur me qasjen në këtë aplikacion, do të përdoren kredencialet që klientët përdorin në e-banking për biznese (ID-ja e përdoruesit dhe fjalëkalimi) dhe si faktor i dytë i sigurisë në TebMobile për Biznese është ‘Smart Key’ me të njëjtat opcione si në TebMobile për Individë: fjalëkalimi statik, shenjat e gishtërinjëve, vizatimi i shtegut.

Për përdorimin e këtij aplikacioni, klientët të cilët tashmë kanë produkt të e-banking për biznese, do të mund ta përdorin atë duke e shkarkuar atë nga ‘App Store/Play Store’. Ndërsa klientët që nuk e përdorin e-banking për biznese, së pari duhet të aplikojnë për të nëpërmjet procesit ekzistues dhe pasi të kenë atë, mund ta shkarkojnë atë nga ‘App Store/Play Store’ pasi që kredencialet e e-banking për biznese janë të nevojshme për ta përdorur atë.

Shkarko nga AppStore

Shkarko nga Play Store

Për më shumë informata, ftojmë klientët e biznesit të vizitojnë degën më të afërt të TEB-it, të na dërgojnë email në info@teb-kos.com ose na kontaktoni në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.

 

TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA