TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

Mos t’ka shku mendja me renovu shtëpinë?

Mos t’ka shku mendja me renovu shtëpinë?

Kredi individuale deri në 30.000€, 120 muaj, MUAJ MATURITET, PA HIPOTEKË

Norma vjetore e interesit: 5.40%,
Shpenzimet administrative: 0.50%,
Maturiteti maksimal: 120 muaj,
Norma efektive e interesit: 5.65%.

Siguro kredinë dhe përfito kushte preferenciale.


Kush mund të aplikojë për kredi?

Te gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qiraja.
- Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike, maturiteti maksimal deri në 120 muaj
- Për pagëmarrësit e sektorit privat, dhe klientët me të hyra nga qiraja, maturiteti maksimal deri në 84 muaj
- Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike dhe pagëmarrësit me të hyra mbi 700 Euro net, kredi individuale deri në 15,000 Euro veç vet pa bashkëhuamarrës,pa garantues dhe pa peng.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Të jeni banorë të Republikës së Kosovës.
- Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
- Kontratë e punës valide
- Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
- Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
- Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
- Bashkëhuamarrës/e
- Garantues
- ID
- Kontratë pune
- Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
- Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

Shembull: Financimi nga banka 30,000 Euro, Norma vjetore e interesit: 5.40 %, Shpenzimet administrative: 0.50 %, Maturiteti deri në: 120 muaj.

Shuma totale që klienti duhet të shlyejë deri në fund të afatit të kontraktuar është 38,897.34 Euro.

Oferta valide deri 31.12.2020

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000 /Web (www.teb-kos.com) ose vizitoni njërën nga degët e bankës TEB


© TEB ShA