TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

Aktivizimi i e-Banking dhe TebBusiness Mobile për biznese

Aktivizimi i e-Banking dhe TebBusiness Mobile për biznese

Banka TEB Sh.A. njofton të gjithë klientët e vet biznesor se ka filluar të aplikojë aktivizimin e aplikacionit e-bankingut dhe TebBusiness Mobile për biznese nëpërmjet kanaleve alternative.

Teknologjia në zhvillim e sipër na ndihmon të gjithëve të tejkalojë më lehtë kohën e emergjencës sociale ku qarkullimi është i kufizuar për arsye të shëndetit publik për të gjithë, në këtë drejtim Banka TEB ju ofron bizneseve mundësi shtesë në lidhje me kryerjen e shëbrimeve nëpërmjet kanaleve digjitale, sikur e-banking e TebBusiness Mobile.

Klientët e Biznesit të bankës TEB Sh.A. tani do të kenë mundësi të aktivizimit të shërbimit e-banking dhe TebBusiness Mobile pa ardhur në degë.

Aktivizimi i e-banking dhe TebBusiness Mobile mund të bëhet duke dërguar kërkesën nëpërmjet e-mailit tek adresa e Kujdesit për klientët (customer.care@teb-kos.com). Aplikimin mund ta bëjë vetëm pronari/ët e biznesit.

Informatat që duhet të dërgohen janë:

    - Emri dhe mbiemri (i pronarit/ëve),
    - Numri personal,
    - Emri i biznesit,
    - Numri i biznesit/numri unik identitfikues,
    - Numri i telefonit mobil,
    - E-mail adresa e biznesit,
    - E-mail adresa individuale

Pas dërgimit të aplikimit Banka e njofton klientin për vendimin e kërkesës nëpërmjet e-mail. Në rast të aprovimit, klientit i dërgohen të dhënat për qasje në këtë shërbim, pa pasur nevojë të vizitojë degën.

TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA