Festo Mirë e Lirë
 
Për një vit të mbarë
 
Programi i Ndërmarrësisë
 
Banka TEB përkrah lansimin evenimentit mbi ditën e grave sipërmarrëse të Kosovës (WED)
Banka TEB nënshkruan memorandum mirëkuptimi me AZHB-në për avancimin e sektorit të bujqësisë
02/09/2013
 

Prishtinë, 2 shtator – Banka TEB dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi mbi përmirësimin e kushteve të financimit për fermerët dhe projektet bujqësore në Kosovë.

Bujqësia, si sektori më i rëndësishëm për zhvillim më të hovshëm ekonomik të Kosovës, ka nevojë që të ofrojë produktivitet edhe më të madh se sa viteve të fundit. Mungesa e formave të financimit për projektet bujqësore konsiderohet si një ndër faktorët kryesor pse sektori i bujqësisë ende nuk është në gjendje të plotësojë në tërësi nevojat e vendit.

Sot, në konferencën e organizuar për media, Arton Celina, Zëvendës Drejtor Menaxhues i Bankës TEB, spjegoi rolin vendimtar që ka bujqësia në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtoi se Banka TEB do të përkrahë këtë sektor vazhdimisht duke e konsideruar si një nga prioritetet e kësaj banke.

Në vazhdim, Orkun Mungan, Drejtor Menaxhues Bankës TEB, theksoi rëndësinë e këtij memoradumi të mirëkuptimit me AZHB-në i cili pritet të sigurojë mbështetje të mëtejshme për sektorin e bujqësisë. "Me angazhimin tonë në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për sektorin e bujqësisë, më së shumti do të përfitojnë klientët pasi që do të krijohet konkurrencë bankare në ofrimin e këtyre shërbimeve. Ne nuk do të ofrojmë vetëm produkte klasike për bujqësi, por do të shfrytëzojmë ekspertizën tonë internacionale për të sjellë në treg produkte dhe shërbime inovative për bujqësi. Prandaj, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të na mundësojë që të shkëmbejmë informata më shumë mbi fermerët dhe projektet e mundshme bujqësore për të avancuar këtë sektor strategjik për zhvillimin e Kosovës." theksoi z. Mungan.

Shkëmbimi i informatave ndërmjet AZHB-së dhe Bankës TEB do ta ndihmojë më tutje Kosovën në realizimin e qëllimeve dhe objektivave për sektorin e bujqësisë” tha Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. z. Elhami Hajdari.

Para pak kohësh banka TEB është vlerësuar si "Banka më e mirë në Kosovë" nga revista e prestigjioze ndërkombëtare financiare "Euromoney".

< Kthehu Prapa
Ballina | Për Ne
TEB SH.A. merr pjesë detyrueshëm në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Republikës Kosovës