Përkrahje nga banka TEB me kredi individuale
 
Banka TEB përkrah këngën Hand to Hand
 
BANKA TEB LANSON PROGRAMIN E PËRKRAHJES SË GRAVE NDËRMARRËSE
 
Avancimi i sistemit bankar
TEB SH.A. dhe BERZH nënshkruajnë kredi për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe energjinë e ripërtërishme në Kosovë
29/05/2013
 

TEB Sh.A. dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar një marrëveshje për kredi përmes së cilës BERZH siguron një shumë prej 5 milionë eurosh për  TEB Sh.A. për huadhënie tek bizneset dhe individët për investime në projekte të energjisë efiçiente.  

Kredia te TEB-i është e para nën Kornizën e re të Kosovës për Projekte të Energjisë së Qëndrueshme (KoSEP) e miratuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) më 1 maj 2013 dhe e mbështetur deri në 12 milionë euro me financa nga BERZH, 3 milionë euro mbështetje në grante nga Zyra e BE-së për lehtësira për përfituesit e fundit si dhe për asistencë teknike.  

Korniza do të ofrojë kredi për financim të shfrytëzimit racional të energjisë dhe do të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe individët për reduktimin e faturave të tyre të energjisë në Kosovë.  

Ekonomitë familjare dhe kompanitë në Kosovë së shpejti do të jenë në gjendje të implementojnë masa për energji efikase dhe të investojnë në projekte të energjisë së ripërtërishme pas kredive të ofruara nga Banka TEB. 

TEB është e përkushtuar të ofrojë shërbimet e saj financiare për projektet prej të cilave do të përfitojë populli i Kosovës dhe është e vendosur të ndërtojë marrëdhënie afatgjate me klientët e saj, për t’u ndihmuar atyre t’u shtojnë vlerë aktiviteteve të tyre, të përmirësojnë qëndrueshmërinë afatgjate dhe të forcojnë kapacitetet e tyre për menaxhim mjedisor dhe social.

< Kthehu Prapa
Ballina | Për Ne
TEB SH.A. merr pjesë detyrueshëm në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Republikës Kosovës