Starcard-shifting installments
-
more >>
 
Be with FORD through TEB with 0% interest
-
more >>
 
TEB Bank helped Kosovo Table Tennis Club
-
more >>
0% Komision
29/06/2012
0% komision për çdo transaksion nga Diaspora
 

TEB Sh.A në Kosovë është pjesë e grupit më të madh bankar në Eurozonë, aksionere të së cilës janë BNP Paribas nga Franca e cila sipas revistës prestigjioze amerikane Forbes është banka më e madhe në eurozonë dhe e pesta në tërë botën si dhe partneri tjetër TEB Mali që është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të fuqishme financiare në Turqi.

Këta dy emra të fuqishëm në nivel global ofrojnë siguri dhe besueshmëri për secilin klient dhe mjetet e tyre.

BNP Paribas në nivelin botëror ka preferuar që të zgjerohet duke hyrë në marrëdhënie të bashkëpronësisë me banka prestigjioze lokale dhe rajonale. Bashkimi i TEB dhe BNP Paribas është bërë në vitin 2005 dhe secila nga këto dy banka prestigjioze posedon 50% të kapitalit themelor prej 21 milionë eurosh.

TEB Joint Venture BNP Paribas në Kosovë ka filluar punën më 2 Janar 2008, ku për më pak se një vit është shtrirë në tërë Kosovën dhe ka lansuar më shumë se 30 produkte të cilat e kanë bërë gamën e produkteve në tregun financiar më të shumëllojshme. Shumica e produkteve të TEB-it janë inovative dhe janë lansuar për herë të parë në tregun bankar në Kosovë.

Nëpërmes bashkëpronësisë me banka të ndryshme, Grupi BNP Paribas është prezent në më shumë se 85 shtete, me më shumë se 168,000 punëtorë, përfshirë këtu 129,500 në Evropë dhe mbi 350 në Kosovë.

Banka TEB ka arritur të krijojë një bazë të qëndrueshme të klientëve si nga sektori i biznesit ashtu edhe nga sektori privat duke shprehur në këtë mënyrë përkushtimin e bankës në ofrimin e shërbimeve bankare të kualitetit të lartë duke i plotësuar nevojat individuale të secilit klient.

Ofertë ekskluzive për Diasporë

Duke e ditur rolin e diasporës në shoqërinë kosovare, TEB është e përkushtuar që të jetë pranë bashkatdhetarëve me produktet e saj dhe duke përkrahur iniciativat e ndryshme që kanë të bëjnë me integrimin dhe socializimin e diasporës në jetën shoqërore të Kosovës.

Me rrjetin e vet lokal dhe ndërkombëtar, TEB ofron lehtësira në transferimin e mjeteve të diasporës tek familjarët e tyre në Kosovë duke mundësuar transferimin e tyre nga diaspora në filialet e bankës sonë në Kosovë me komision €0. Është ky një avantazh që i ofrohet diasporës në mënyrë që mjetet të transferohen pa problem përmes kanaleve bankare dhe pa ndonjë shpenzim shtesë për familjarët e tyre në Kosovë.

E gjithë ajo që duhet të kujdeseni është që gjatë transferimit të mjeteve nga banka e juaj në Diasporë, përveq numrit të llogarisë që ju kërkohet dhe SWIFT Kodit (i përshkruar më poshtë), në PËRSHKRIMIN E TRANSFERIT (PAYMENT DETAIL) apo fusha 70 (FIELD 70) në formën e transferit përveq përshkrimit të nevojshëm të përfshihet edhe fjala DIASPORA. Transferin tuaj paguani me kodin BEN / SHA që nënkupton që me këtë ju i paguani vetëm komisionet e bankave tuaja ndërsa ne ju lirojmë nga komisionet që do t’i paguanit në Kosovë.

Pra, nëse fjala DIASPORË ceket në Përshkrim të Transferit ju do të liroheni nga komisioni i bankës sonë në Kosovë.

Më poshtë mund të shihni një shembull për dërgimin e parave

 

Detajet e përfituesit / Beneficiary details,

Nr. i Xhirollogarisë:                                          20-11-1234567810-15

Account Number


Emri i përfituesit                                              Besa Gashi

Beneficiary Name


Adresa e përfituesit                                          Rr. Dëshmorët e Kombit P.N - Prishtinë

Beneficiary Address


Banka e përfituesit                                           TEB Sh.A. Prishtinë, Kosovë

Beneficiary Bank


Kodi i Swiftit / BIC                                             TEBKRS22

Swift Code /BIC


Përshkrimi i transferit: (Payment Detail) p.sh:     DIASPORA

Description of Transfer

 

Vini re: Përshkrimi i transferit mund të haset në terme të ndryshme por Fusha 70 është standard dhe është e preferuar që të kërkohet nga banka që përshkrimi të jetë në fushën 70.

< Go Back
home | about us