TEB Sh.A. u vleresua si Banka me e mire ne Kosove nga revista prestigjioze Euromoney TEB Sh.A.
Llogaria rrjedhese ind

 

Llogaria e juaj Rrjedhëse në TEB është e dizajnuar që t’i lehtësojë shërbimet tuaja bankare  personale. Ju mund ta përdorni këtë për të pranuar pagën, tërhequr para, për të bërë deponime, për të ekzekutuar transfere, për t’i paguar faturat e komunalieve si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të rregullta bankare – të gjitha me fleksibilitet maksimal.


Current Account baneri i vogel

Gjithashtu, ju mund ta hapni llogarinë tuaj rrjedhëse në katër valuta të ndryshme: EUR, USD, GBP dhe CHF.
Shërbimi i mbitërheqjes në llogarinë tuaj rrjedhëse do t’ju mundësojë po ashtu që t’i mbuloni nevojat tuaja financiare të paparashikuara.
Përdor debit kartelën tuaj ose kartelën StarCard për të blerë në çdo dyqan të lidhur në rrjetin POS të TEB-it.


Dhe ka më shumë – llogaria e juaj rrjedhëse ju ofron shërbime të tjera:

• Urdhërpagesat e përhershme – ju mund t’i paguani faturat tuaja të rregullta në një datë fikse të caktuar, siç janë pagesat automatike të qirave ose të hipotekave, pagesat e shkollimit dhe pagesat e komunalieve. 
Pagimi automatik i faturave tuaja të kartelës StarCard, qoftë përmes pagesës minimale të dakorduar ose përmes shumës së plotë mujore.
SMS Mbushje
SMS Banking

Përveç udhërrëfyesit tradicional të degës, ju mund të keni qasje në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe të ekzekutoni transaksione 24/7 përmes ATM-ve, e-Banking dhe Qendrës sonë të Thirrjeve 038/230-000.
Për më shumë informata, kontaktoni degën tuaj lokale, Qendrën e Thirrjeve ose na dërgoni një email në
info@teb-kos.com.

Ballina | Për Ne
TEB SH.A. merr pjesë detyrueshëm në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Republikës Kosovës