
TEB Sh.a. fiton shpërblimin “STP (Straight Through Processing) excellence award” nga banka me renome botërore Deutsche Bank, për pagesat në Euro gjatë vitit 2010.
Qershor 04, 2011 - Ky shpërblim fitohet për transferet ndërkombëtare në valutën euro të cilat ekzekutohen nëpërmes sistemit pa intervenime manuale. Kjo gjë i bën transferet më të shpejta, më pak të kushtueshme, dhe pa komplikime dhe rreziqe operacionale për bankën korrespondente. Ndërsa për TEB kjo do të thotë shpejtësi të transfereve ndërkombëtare, saktësi e lartë dhe zvogëlim të kostos së përgjithshme të transaksioneve për klientët e saj.
Kushtet për të fituar këtë shpërblim janë shumë të larta dhe fokusohen kryesisht në shpejtësinë dhe kualitetin e transaksioneve që kompletohen nëpërmes Deutsche Bank brenda një viti kalendarik. Duke i marrur parasysh këto kushte, Banka TEB ka pasur 99.96% shkallë të STP, një përqindje e cila me të vërtetë tregon ekzekutimin kualitativë të transferëve ndërkombëtarë tanë.
Njëkohësisht, Deutsche Bank është një nga bankat më të mëdha në Evropë, dhe ky shpërblim tregon kualitetin e lartë të transaksioneve të Bankës TEB, shërbimet e së cilës çmohen jo vetëm nga klientela jonë por edhe nga bankat partnere.
Ky shpërblim është fituar nga pak banka në Evropën Juglindore, prandaj Banka TEB është e kënaqur që Deutsche Bank çmon kualitetin e transaksioneve tona. Banka TEB Sh.a. për tre vite është shëndruar në një ndër bankat lidere në Kosovë dhe është e përkushtuar të ofrojë shërbime sa më të mira dhe inovative për klientët e saj. |