Banka TEB përkrah lansimin evenimentit mbi ditën e grave sipërmarrëse të Kosovës (WED)
 
Banka TEB përkrah Javën Globale të Ndërmarrësisë
 
Blej me Starcard gjatë muajit djetor, paguaj në muajin mars, pa kamatë!
 
Blej me Starcard gjatë muajit nëntor, paguaj në muajin shkurt, pa kamatë!
TEB lanson “Kredinë e gjelbër”
30/09/2013
 

Banka TEB ka lansuar "Kredinë e gjelbër" në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që është e dizajnuar ti mbështes financiarisht klientët individual dhe ata biznesor në investimet e tyre që kontribuojnë në rritjen e efiçencës së energjisë.

Kredia e gjelbër është produkt që lansohet për herë të parë në Kosovë në bashkëpunim me BERZH. Duke i pasur parasysh faturat e larta të energjisë, konsumin joracional të energjisë, ky produkt do të kontribuojë në zvogëlimin e vlerave të faturave të energjisë përmes produkteve që janë ekologjike.

Projektet duhet të jenë investime të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave të banimit dhe për të nxitur përdorimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë. Ky produkt, gjitashtu do të promovojë edhe përdorimin e produkteve me konsum të ulët të energjisë si dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë.

E veçanta e këtij produkti është se deri 20% e vlerës së kredisë i kthehet të gjithë klientëve që i plotësojnë kriteret e kësaj kredie.

Përmes këtij produkti, Banka TEB dëshiron që të rritë vetëdijësimin mbi përdorimin e duhur të energjisë dhe ti njoftojë klientët në lidhje me avantazhet e përdorimit të produkteve ekologjike.


Për më shumë informata vizitoni adresat e mëposhtme:

Kredia e gjelbër për individë

Kredia e gjelbër për NVM

Kredia e gjelbër për korporata

 

 

< Kthehu Prapa
Ballina | Për Ne
TEB SH.A. merr pjesë detyrueshëm në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Republikës Kosovës