TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Pajtueshmëria

Jemi të përkushtuar për aktivitete bankare të përgjegjshme dhe për të vepruar me integritet dhe përgjegjësi në çdo gjë që bëjmë. Në TEB, besojmë se në krijimin e vlerës për klientët, aksionarët, punonjësit dhe shoqërinë tonë, mënyra si kryejmë afarizmin është po aq e rëndësishme sa qëndrueshmëria e rritjes së biznesit tonë. Nënkuptohet se respektimi i ligjeve dhe rregulloreve dhe standardeve dhe udhëzimeve më të larta ndërkombëtare është pjesë e identitetit tonë dhe formon themelin e mënyrës sonë të biznesit.

Në të njëjtën kohë, kemi vendosur standarde të larta të integritetit të biznesit dhe sjelljes etike me qëllim të rritjes së efektivitetit të kornizës së pajtueshmërisë. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të vazhdueshme në kërkesat rregullative në Kosovë dhe në nivelin e Grupit BNP Paribas, ku menaxhimi i pajtueshmërisë po kthehet në prioritet kryesor. Si në vitet e kaluara, jemi ballafaquar me shumë sfida, por vlerësojmë rritjen e rëndësisë, vetëdijes dhe zbatimit në fushën e pajtueshmërisë. Fryma jonë ekipore, përkushtimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i efikasitetit tonë të gjitha kanë për qëllim ruajtjen e integritetit të institucionit tonë financiar.

Presim që punonjësit tanë të veprojnë me ndershmëri, me përgjegjësi, në mënyrë të drejtë dhe profesionale, në shërbim të interesave më të mira të klientëve dhe duke respektuar integritetin e tregjeve. Kodi ynë i sjelljes, i përbërë nga vlerat, sjellja dhe kërkesat tona etike në biznes, formon bazën e mënyrës së sjelljes së punonjësve tanë me kolegët dhe klientët tanë, partnerët afaristë, aksionarët dhe autoritetet. Kodi i mirësjelljes përfshinë dispozitat etike në biznes që kanë për qëllim menaxhimin e konfliktit të interesit, parandalimin e abuzimit të tregut, luftimin e terrorizmit dhe krimeve të tjera ekonomike.

Jemi të përkushtuar për të respektuar ligjet, rregulloret dhe udhëzimet e rrepta për ta luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe për ta parandaluar shkeljen e sanksioneve financiare ndërkombëtare. I analizojmë klientët tanë dhe transaksionet e tyre për të parandaluar që emri ynë dhe produktet dhe shërbimet tona të keqpërdoren për qëllime të tilla. Kjo mund të shihet në numrin e rritur të punonjësve që punojnë në Departamentin tonë të pajtueshmërisë, si dhe në zbatimin e mjeteve të avancuara lidhur me KPP/LFT dhe sanksionet financiare ndërkombëtare.

Për këtë qëllim, ne zbatojmë masa të përpikta të përkrahura nga sistemet automatike të monitorimit dhe procesin e shqyrtimit “Njih Klientin Tuaj” (NjKT). Procesi ynë i rishikimit të NJKT-së shërben për të përditësuar informacionin për të menaxhuar rreziqet e KPP-së që mund të paraqiten për shkak të ofrimit të shërbimit për një klient ekzistues. Procesi është në formën e rishikimeve të rregullta, sipas procedurave të përcaktuara dhe duke përfshirë vlerësimin e njerëzve ose subjekteve që janë pronarët e fundit përfitues. Masat preventive dhe zbatimi i kontrolleve të hollësishme na ndihmon ta mbajmë respektimin e rreptë të ligjeve dhe rregulloreve si dhe të politikave dhe procedurave të përshtatura të Grupit BNP Paribas. Prandaj, vazhdojmë të realizojmë projekte të rëndësishme për ta forcuar infrastrukturën tonë të TI-së dhe qasjet ndër-funksionale ndaj etikës së punës, për parandalimin e pastrimit të parave/financimit të terrorizmit/shkeljes së sanksioneve financiare ndërkombëtare dhe konfliktit të interesit, dhe do të vazhdojmë të punojmë në projekte të ngjashme në të ardhmen. Me qëllim të promovimit të programit tonë të pajtueshmërisë dhe për të siguruar ndërgjegjësimin dhe respektimin nga punonjësit tanë, kemi zgjeruar programin tonë të trajnimit për të përfshirë mësimin elektronik (e-learning) dhe module të veçanta për temat kyçe të pajtueshmërisë.

Modulet janë në dispozicion për të gjithë punonjësit dhe mund të përshtaten me nevojat e linjave tona të biznesit në përputhje me kërkesat specifike të punës. Ato gjithashtu plotësojnë gamën e gjerë të programeve të trajnimit në lokacion që adresojnë tema të pajtueshmërisë. Shumica e disiplinave të mbuluara nga modulet profesionale janë të bazuara në konceptet e përbashkëta të transparencës. Departamenti ynë i Pajtueshmërisë i raporton drejtpërdrejt Bordit të Drejtorëve nëpërmjet Komitetit të auditimit. Qëllimi i tij është të menaxhojë rrezikun e pajtueshmërisë në mënyrë të duhur për të siguruar që aktivitetet bankare janë në pajtueshmëri me ligjet, rregullat dhe rregulloret përkatëse.

Pajtueshmëria

Dokumentet:


© TEB ShA