TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Menaxhmenti Ekzekutiv

Menaxhmenti Ekzekutiv

Ayhan Albeyoglu

Ayhan Albeyoglu

Drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit
I lindur në Izmir,Turqi në 1966 Ayhan Albeyoglu diplomoi në ODTU (Universiteti Teknik i lindjes së mesme), Fakulteti i Shkencave Administrative në vitin 1989.Kariera e tij bankare filloi si auditor dhe vazhdoi si Drejtor i Degës dhe Drejtor Regjional.
Në vitin 2005 u emërua Menaxher i Rajonit Marmara në Turqi.Ai vazhdoi të bëhet drejtor rajonal i rajonit Anadolu të Stambollit në vitin 2011.
Në vitin 2013 ai u emërua Anëtar i Bordit dhe Drejtor Menaxhues i TEB Sh.A.


Orcun Ozdemir

Orcun Ozdemir

Zëvendës drejtor i lartë menaxhues
I lindur në Eskisehir në 1977, Orcun Ozdemir ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Anadolit. Ai e filloi karrierën bankare në Garanti Bankasi në vitin 2003, ku ka mbajtur disa poste që lidhen me shitjen. Në vitin 2007, ai iu bashkua TEB A.S. si menaxher i portofolit komercial, në vitin 2008 ai është emëruar si menaxher i Filialës në Gazimagusa, Qipro.
Ai iu bashkua TEB Sh.A. në janar të vitit 2010, si udhëheqës i sektorit të NVM-ve. Nga janari 2011 deri në vitin 2013, ai ka shërbyer si udhëheqës i sektorit të NVM-ve dhe biznesit me kartela. Në janar të vitit 2013, është emëruar si zëvendës drejtor menaxhues i sektorit të shitjes për persona fizik (Retail Banking) si dhe biznesit me kartela.


Dukagjin Shylemaja

Dukagjin Shylemaja

Zëvendës drejtor meaxhues
I lindur në Prishtinë, Kosovë në vitin 1981, Dukagjin Shylemaja ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, dhe i ka përfunduar studimet e tij të Masterit Banka dhe Financa në Universitetin e Lubjanës. Ai e ka filluar karrierën e tij profesionale në Pro Credit Bank (Ish-Micro Enterprise Bank - MEB) në vitin 2000. Ai shërbeu si zyrtar për pagesa ndërkombëtare, zyrtar i lartë për dokumentim të biznesit dhe i garancive bankare, menaxher i thesarit dhe pagesave, menaxher i Degës dhe menaxher i divizionit të operacioneve bankare dhe sistemeve të pagesave deri në vitin 2007.
z. Shylemaja iu bashkua TEB Sh.A. nga themelimi i Bankës dhe u emërua zëvendës drejtor menaxhues i TEB Sh.A.



© TEB ShA