TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


The Banker 2016

TEB Sh.A. konfirmohet Banka e Vitit 2016 nga “The Banker”

Për vitin e dytë me radhë revista prestigjioze britanike i jep vlerësimin më të lartë bankës TEB për sistemin bankar në Kosovë. Puna dhe të arriturat e Bankës TEB Sh.A. për vitin 2016 kanë marrë vlerësim edhe nga revista prestigjioze “The Banker”.

“The Banker” pjesë e Financial Times LTD, ka shpallur TEB Sh.A. bankën më të mirë të vitit 2016 në Kosovë.

Vlerësimi nga profesionistët e raportimit bankar nga Londra shënon edhe një mirënjohje të rëndësishme për Bankën TEB Sh.A. dhe vlerësim të nivelit bankar në Kosovë. Ky çmim rikonfirmon aftësinë e bankës për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të klientëve, si për lojalitetin dhe besnikërinë e tyre ndaj bankës TEB.

TEB SH.A. e cila ka nisur veprimtarinë e vet në vitin 2008 ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit nëpërmjet aktiviteteve të veta financiare dhe jo-financiare dhe një mirënjohje e tillë është një vlerësim i lartë për të arriturat e bankës TEB.

Sepse kjo bankë beson thellë në parimin e slloganit nën të cilin edhe operon: “Bankë për një botë në lëvizje”.

Ky është çmimi i tretë dhe më I rëndësishëm për këtë vit për TEB SH.A., pas atij nga revista, Global Finance Magazine dhe Global Banking Alliance for Women.


© TEB ShA