TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


The Banker

Banka e Vitit 2015 nga The Banker

TEB SH. A. u njoh si Banka e Vitit 2015 nga The Banker - revistë mujore e profesionistëve bankarë e financiarë në mbarë botën nga Financial Times.

2 dhjetor 2015, Londër, Britani e Madhe - qendra e përparuar e kulturës, banka TEB SH.A. u shpall Banka e Vitit 2015 në Kosovë.

Ky çmim rikonfirmon aftësinë e bankës për të iu përgjigjur nevojave të ndryshuara të klientëve tanë si për lojalitetin dhe besnikërinë e tyre ndaj institucionit tonë. Një njohje e tillë është një dëshmi e avancimit të ekipeve tona, por edhe e solucioneve financiare inovative dhe e kualitetit të pritshëm, që ne do të vazhdojmë ta gjenerojmë për partnerët tanë bankar.

TEB SH.A. e cila ka nisur veprimtarinë e vet në vitin 2008 ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit nëpërmjet aktiviteteve të veta financiare dhe jo-financiare.

TEB SH.A. ka fituar çmimin si Banka e Vitit 2015 nga the Banker; ndërkohë në të njëjtin vit TEB SH.A. gjithashtu ka fituar çmimin Çmimi i Ekselencës 2015 nga Euromoney, publikues ndër kryesorët në botë, që konfirmon njohjen ndërkombëtare të vlerave tona si TEB SH.A.

Drejtori Menaxhues në TEB SH.A., Ayhan Albeyoglu foli për krenarinë e fitimit të çmimeve nga publikuesit kryesor botërorë, The Banker dhe Euromoney, të cilat luajnë rol të madh në kuadër të sektorit ndërkombëtar bankar. Përveç kësaj, z. Albeyoglu theksoi se Këto çmime tregojnë se TEB SH.A. ka një performancë të fuqishme financiare të nivelit ndërkombëtar.


© TEB ShA