TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Euromoney 2017

Euromoney: TEB është “Banka më e mirë në Kosovë”

Revista e njohur ndërkombëtare e financave në saje të vlerësimit të saj profesional ka nxjerr Bankën TEB Sh.A. si “Banka më e mirë në Kosovë”.

Tashmë është zyrtare pas ceremonisë së shpallur në Londër të më të mirëve në tregjet financiare anë e mbanë botë. Euromoney i ka dhënë vlerësimin më të lartë brenda një shteti Bankës TEB Sh.A. duke e vlerësuar si Banka më e mirë në Kosovë.
Kjo mirënjohje dhe shumë të tjera deri më tani nga institucionet më prestigjiore financiare në botë, vetëm sa rikonfirmojnë përkushtimin e bankës për t’u përgjigjur në nevojat përherë të ndryshueshme të klientëve tanë dhe besnikërinë e besimin që ata kanë ndaj institucionit tonë.
Vlerësimi është dëshmi e përparimit të ekipit tonë, por edhe e zgjidhjeve të pritura novatore në fushën e financave si dhe cilësisë, të cilat ne vazhdojmë t’i kultivojmë për parterët tanë bankarë. 
E njohur si mirënjohje për të arritura në fushën e shërbimeve financiare në botë, Shpërblimi Euromoney për Përsosmëri (Euromoney Awards for Excellence) ndahet tash e 27 vite.
Procesi i shpërblimit këtë vit ka joshur mbi 600 paraqitje nga banka dhe nga kompani ndërmjetësuese të rëndësishme nëpër botë.


© TEB ShA