TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Privatësia e të Dhënave Personale

Njoftim për Privatësinë e të Dhënave Personale

Për klientët tanë individual ekzistues, të mëparshëm dhe të ardhshëm,

Me këtë njoftim ose mesazh ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe respektuar privatësinë tuaj.
Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për TEB Sh.A. dhe Grupin BNP Paribas që ka miratuar parime të fuqishme në këtë drejtim për gjithë Grupin në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Ky Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave ju ofron informata të detajuara lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga TEB Bank Sh.A,  dhe në nivel të Grupit (“ne”).
Ne jemi përgjegjës, si kontrollues, për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale lidhur me aktivitetet tona. Qëllimi i këtij Njoftimi për Privatësinë e të Dhënave Personale është të ju njoftojmë se çfarë të dhëna personale ne mbledhim për ju, arsyet pse i përdorim dhe i ndajmë këto të dhëna, sa gjatë i mbajmë ato, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i ushtroni ato.
Informatat e mëtejme mund të sigurohen kur janë të nevojshme, kur ju të aplikoni për, abonoheni ose përdorni një produkt apo shërbim të caktuar.
1.  ÇFARË TË DHËNA PERSONALE NE PËRDORIM PËR JU?
Ne mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale deri në masën e nevojshme në kuadër të aktiviteteve tona dhe për të arritur standard të lartë të produkteve dhe shërbimeve të personalizuara.
Ne mund të mbledhim lloje të ndryshme të të dhënave personale për ju, duke përfshirë:
• Informatat e identifikimit (p.sh. emri, numri i letërnjoftimit dhe pasaportës, kombësia, vendi dhe data e lindjes, gjinia, fotografia, adresa IP);
• Informatat e kontaktit (p.sh. adresa postare dhe adresa e e-mailit, numri i telefonit);
• Gjendja familjare (p.sh. statusi martesor, numri i fëmijëve);
• Informatat mbi arsimin dhe punësimin (p.sh. niveli i arsimit, punësimi, emri i punëdhënësit);
• Të dhënat bankare, financiare dhe transaksionare (p.sh. detaje të llogarisë bankare, numri i kredit kartelës, transferet e parave);
• Marrëdhëniet me klientin;
• Informatat lidhur me aktivitetet tuaja digjitale (p.sh. adresa IP, aktiviteti i shfletimit (‘browsing’), gjeolokacioni etj.);
• Të dhënat që lidhen me shprehitë dhe preferencat tuaja:
• të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të produkteve dhe shërbimeve tona lidhur me të dhënat bankare, financiare dhe transaksionare;
• të dhënat nga ndërveprimet tuaja me ne: degët tona (raportet e kontaktit), faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona të mediave sociale, takimet, thirrjet, bisedat, e-mailat, intervistat, bisedat telefonike;
• Të dhënat lidhur me aktivitetet e lira dhe interesat tuaja.

Ne nuk kërkojmë kurrë të dhëna personale që lidhen me origjinën tuaj racore ose etnike, opinionet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike ose të dhënat lidhur me orientimin tuaj seksual, përveç nëse kërkohet me anë të një detyrimi ligjor.
Të dhënat që përdorim për ju mund të jepen drejtpërdrejt nga ju ose të merren nga burimet e mëposhtme për të verifikuar ose pasuruar bazat e të dhënave tona:
• Publikimet / bazat e të dhënave të vëna në dispozicion nga autoritetet zyrtare (p.sh. gazeta zyrtare);
• Klientët tanë të korporatave ose ofruesit e shërbimeve;
• Uebfaqet / faqet e mediave sociale që përmbajnë informata të bëra publike nga ju (p.sh. uebfaqen tuaj ose mediat sociale); dhe
• Bazat e të dhënave të bëra publike nga palët e treta.
2.  RASTET SPECIFIKE TË MBLEDHJES SË TË DHËNAVE PERSONALE, PËRFSHIRË MBLEDHJEN INDIREKTE TË TYRE
Në rrethana të caktuara, ne mund të mbledhim dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie direkte, apo për shembull, klientët e mundshëm.
Për disa arsye, ne po ashtu mund të mbledhim informata rreth jush, ndërsa ju nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejta me ne. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur punëdhënësi juaj të na japë informata për ju ose detajet e kontaktit tuaj ofrohen nga një prej klientëve tanë nëse jeni, për shembull:
• Anëtar i familjes;
• Përfaqësues ligjor (autorizim);
• Aksionar i kompanisë;
• Përfaqësues i një entiteti juridik (i cili mund të jetë klient apo shitës);
• Punonjës i ofruesve të shërbimeve dhe partner tregtar;
• Kontaktet personale.
3.  PSE DHE NË ÇFARË BAZE NE PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
a. Për të përmbushur detyrimet tona ligjore dhe rregullative
Ne i përdorim të dhënat tuaja personale në përputhje me detyrimet e ndryshme ligjore dhe rregullative, duke përfshirë:
• Rregulloret bankare dhe financiare në pajtim me të cilat ne:
• Vendosim masat e sigurisë me qëllim të parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit;
• Zbulojmë transaksionet që devijojnë nga modelet normale; dhe
• Regjistrojmë, kur është e nevojshme,  telefonatat, bisedat, e-mailat, etj
• Parandalojmë shpërlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit,
• Përgjigjemi ndaj një kërkese zyrtare nga një autoritet publik ose gjyqësor i autorizuar në mënyrë të rregullt,
• Definojmë  vlerësimin e rrezikut të kredisë dhe kapacitetin tuaj të rimbursimit,
• Pajtueshmëria me legjislacionin lidhur me sanksionet dhe embargot; dhe
• Lufta kundër mashtrimit tatimor, përmbushja e kontrollit tatimor dhe detyrimet e njoftimit

b. Për të realizuar një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës suaj para lidhjes së një kontrate
Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të lidhur dhe realizuar kontratat tona, në mënyrë që:
• Të ju ofrojmë  informata lidhur me produktet dhe shërbimet tona;
• Të ju ndihmojmë dhe përgjigjemi në kërkesat tuaja;
• Të vlerësojmë nëse mund t’ju ofrojmë  një produkt ose shërbim dhe në cilat kushte; dhe
• Të ofrojmë produkte ose shërbime për klientët tanë të korporatave tek të cilët ju jeni punonjës ose klient (për shembull: në kontekst të menaxhimit të parasë së gatshme).
c. Për të përmbushur interesin tonë legjitim
Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të shpërndarë dhe zhvilluar produktet ose shërbimet tona, për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë:
• Dëshminë e transaksioneve;
• Parandalimin e mashtrimit;
• Trajnimin e stafit tonë;
• Menaxhimin e TI, duke përfshirë menaxhimin e infrastrukturës (p.sh.: platformat e përbashkëta), vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e TI;
• Krijimin e statistikave, testeve dhe modeleve të mbledhura për hulumtim dhe zhvillim, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të rrezikut të grupit tonë të kompanive ose përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese apo krijimin e të rejave;
• Personalizimin e ofertës sonë për ju dhe entitetet tjera të BNP Paribas përmes:
• Përmirësimit të cilësisë së produkteve ose shërbimeve tona bankare, financiare apo të sigurimit;
• Reklamimit të produkteve ose shërbimeve që përputhen me gjendjen dhe profilin tuaj që ne e arrijmë.
Kjo mund të arrihet nga:
• Segmentimi i klientëve tanë dhe klientëve të mundshëm;
• Analizimi i shprehive dhe preferencave tuaja në kanale të ndryshme (vizita në degët tona, e–mailet ose mesazhet, vizitat në faqen tonë të internetit etj);
• Ndarja e të dhënave tuaja me një entitet tjetër të BNP Paribas, veçanërisht nëse ju jeni – ose do të bëheni – klient i atij entiteti tjetër;
• Përputhja e produkteve ose shërbimeve që ju tashmë keni ose përdorni me të dhënat tjera që ne mbajmë për ju (p.sh. ne mund të identifikojmë që keni fëmijë, por nuk keni sigurim të mbrojtjes familjare); dhe
• Administrimi i një gare, lotarie promocionale, dhurate, konkurrence apo fushate tjetër të ngjashme marketingu dhe menaxhimi të ngjarjes.
• Komunikimi për produktet, shërbimet, ofertat, lajmet tona,
• Shërbimi ndaj klientit, duke përfshirë përgjigjet në pyetjet tuaja;
• Përmirësimi dhe personalizimi i përvojës tuaj në uebfaqet dhe aplikacionet tona;
• Mirëmbajtja e llogarisë duke përfshirë administrimin e çdo programi lidhur me besnikërinë ose shpërblimin e klientit që asociohet me llogarinë tuaj;
• Procesimi dhe dhënia e çmimit të fituar nëpërmjet pjesëmarrjes tuaj në lojërat tona promocionale.
• Të dhënat tuaja mund të grumbullohen në statistika anonime që mund t’u ofrohen klientëve profesionistë për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë rast të dhënat tuaja personale nuk do të zbulohen kurrë dhe ata që pranojnë këto statistika anonime nuk do të jenë në gjendje të konstatojnë identitetin tuaj.
d. Të respektojmë zgjedhjen tuaj nëse kemi kërkuar pëlqimin tuaj për një procesim specifik
Në raste të caktuara, ne duhet të kërkojmë pëlqimin tuaj për procesimin e të dhënave tuaja, për shembull:
• Kur qëllimet e mësipërme të çojnë në vendimmarrje të automatizuar, e cila prodhon efekte ligjore ose që ndikon dukshëm në ju.  Në atë moment, ne do t’ju informojmë  ndarazi për logjikën e përfshirë si dhe rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të procesimit të tillë;
• Nëse ne duhet të bëjmë procesim të mëtejmë për qëllime të tjera nga ato të mësipërme në seksionin 3, ne do t’ju informojmë ju dhe, aty ku është e nevojshme, marrim pëlqimin tuaj.
• Për ndërveprim në rrjetet sociale për qëllime të organizimit të garave.
4.  ME KEND NE NDAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, ne shpalosim të dhënat tuaja personale, por jo të kufizuara në:
• Entitetet e Grupit BNP Paribas (p.sh. ju mund të përfitoni nga gama jonë e plotë e produkteve dhe shërbimeve në grup);
• Ofruesit e shërbimeve që kryejnë shërbime në emrin tonë;
• Autoritetet financiare ose gjyqësore, agjencitë shtetërore ose organet publike, sipas kërkesës dhe në masën e lejuar me ligj;
• Disa profesionistë rregullativ si avokatët, noterët, auditorët kompanitë tona të mbledhjes së borxheve.
5.  TRANSFERET E TË DHËNAVE PERSONALE JASHTË EEA
Në rastin e transfereve ndërkombëtare me origjinë nga Zona Ekonomike Evropiane (European Economic Area - EEA),  ku Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka njohur një vend të jo EEA-së  që siguron nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave, të dhënat tuaja personale mund të transferohen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave në fuqi, ku kontrolluesi përcaktohet në bazë të:
Për transfere në vendet jo të EEA-së, niveli i mbrojtjes së të cilave nuk është njohur nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ne ose do të mbështetemi në një derogim të zbatueshëm për situatën specifike (p.sh. nëse transferi është i nevojshëm për të përmbushur kontratën tonë me ju si në rastin e një pagese ndërkombëtare) ose zbatojmë një nga masat mbrojtëse në vijim për të siguruar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale:
• Klauzolat standarde kontraktuale për transferin e të dhënave personale të miratuara nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
• Rregullat e detyrueshme të korporatave (Binding Corporate Rules)
6.  PËR SA KOHË NE MBAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Ne do të mbajmë të dhënat tuaja personale për periudhë më të gjatë  nga që  kërkohet me qëllim që të jemi në pajtueshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi ose ndonjë periudhë tjetër lidhur me kërkesat tona operacionale, siç është mirëmbajtja e duhur e llogarisë, lehtësimi i menaxhimit të marrëdhënieve me klientin dhe përgjigja ndaj kërkesave ligjore ose rregullative.
Kur ne nuk kemi nevojë të vazhdueshme të ligjshme të biznesit për të procesuar të dhënat tuaja personale, ne ose do t’i fshijmë  ato apo i bëjmë  anonime ose, nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne do t’i ruajmë në mënyrë të sigurt të dhënat tuaja personale dhe do t’i izolojmë ato nga çdo procesim i mëtejmë derisa fshirja të jetë e mundshme.
7.  CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA DHE SI MUND T’I USHTROJMË ATO?
Në përputhje me rregulloret në fuqi, ju keni të drejtat e mëposhtme:
• Të keni qasje: mund të merrni informata lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe një kopje të të dhënave të tilla personale.
• Të korrigjoni: kur mendoni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose jo të plota, mund të kërkoni që të dhënat e tilla personale të ndryshohen siç duhet.
• Të fshini: ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, në masën e lejuar nga ligji.
• Të kufizoni: ju mund të kërkoni kufizimin e procesimit të të dhënave tuaja personale.
• Të kundërshtoni: ju mund të kundërshtoni procesimin e të dhënave tuaja personale, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë. Ju keni të drejtën absolute të kundërshtoni procesimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut direkt, që përfshin profilizimin lidhur me një marketing të tillë direkt.
• Të tërhiqni pëlqimin tuaj: nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për procesimin e të dhënave tuaja personale, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.
• Të bartni të dhënat: kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, ju keni të drejtë të keni të dhënat tuaja personale që na keni dhënë ne, që ato t’iu kthehen juve apo, kur është teknikisht e mundur, të transferohen tek një palë e tretë.
Në përputhje me rregulloren e zbatueshme, përveç të drejtave tuaja më sipër, ju po ashtu keni të drejtë të parashtroni një ankesë tek autoriteti kompetent mbikëqyrës.
8.  SI MUND TË INFORMOHENI PËR NDRYSHIMET E BËRA NË KËTË NJOFTIM TË MBROJTJES SË TË DHËNAVE?
Në një botë me ndryshime të vazhdueshme teknologjike, ne mund të kemi nevojë të përditësojmë rregullisht këtë Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave.
Ne ju ftojmë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi “online”  dhe ne do t’ju informojmë ju për çdo ndryshim material nëpërmjet faqes sonë të internetit ose nëpërmjet kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit.
9.  SI TË NA KONTAKTONI?
Nëse keni pyetje ose komente rreth kësaj politike, na dërgoni e-mail në data.protection@teb-kos.com


© TEB ShA