TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Politika për ‘Cookies’

Politika për ‘Cookies’

TEB Sh.A. është e angazhuar për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për ju dhe ne dëshirojmë të ruajmë besimin që ju keni tek ne. Ne dëshirojmë t'ju sigurojmë informata të qarta rreth asaj se si ne i përdorim dhe i ruajmë ‘cookies’ nga uebfaqet tona në kompjuterin tuaj. Në këtë politikë, fjala "kompjuterë" i referohet kompjuterëve, telefonave të mençur (‘smartphones’) dhe të gjitha pajisjeve të tjera që përdoren për qasje në internet.

Çka është ‘cookie’?
‘Cookies’ janë dosje me tekste të shkurtëra që vendosen dhe ruhen në kompjuterin tuaj kur ju vizitoni një uebfaqe. ‘Cookies’ janë shumë të dobishme dhe mundësojnë që një uebfaqe të ju njohë ju, të kyçeni kur vizitoni një faqe të caktuar, të krijoni një lidhje të sigurtë në një uebfaqe dhe të përmirësoni përvojën tuaj të përdoruesit duke përmirësuar lehtësimin e shfletimit tuaj; dhe / ose përshtatur përmbajtjen e një faqeje me fushat e interesit tuaj.
Informata e ruajtur nga ‘cookies’ në kompjuterin tuaj, gjatë një periudhe të kufizuar të validitetit mund të ndërlidhet me: uebfaqet e veçanta që keni vizituar në atë kompjuter; reklamat që ju keni klikuar në; llojin e shfletuesit (‘browser’)  që ju e përdorni; dhe informatat që ju i keni dhënë në uebfaqe (përdorimi i ‘cookies’ nënkupton se ju mund t’i shmangeni dhënies së sërishme të informatave). Kjo informatë ndonjëherë lidhet me adresën tuaj të IP-së.
Llojet e ‘cookies’ të instaluara nga uebfaqja www.teb-kos.com:
‘Cookies’ kanë synim mbledhjen e statistikave të internetit: për ta rregulluar uebfaqen tonë www.teb-kos.com sipas kërkesave të vizitorëve tanë, ne masim numrin e vizitave, numrin e faqeve të shikuara, aktivitetin e vizitorëve në www.teb -kos.com dhe sa shpesh vizitorët kthehen. Këto ‘cookies’ mundësojnë përpilimin e statistikave të analizës së trafikut. Nga kjo analizë, përmbajtja e uebfaqes mund të zhvillohet dhe përmirësohet për të përmirësuar tutje përvojën e përdoruesit.
‘Cookies’ kanë synim të mbledhin informatat lidhur me fushat tuaja të interesit: informatat e mbledhura nga ‘cookies’ mund të përdoren për t’ju dërguar reklama të personalizuara të përshtatura për nevojat dhe interesat tuaja.
‘Cookies’ të instaluara nga TEB SHA kanë një periudhë të validitetit prej 7 ditësh.
Zgjedhja juaj lidhur me ‘cookies’
Shumë nga ‘cookies’ që ne përdorim do të përmirësojnë përvojën tuaj në shfletim (‘browsing’) të uebfaqeve tona dhe për të tjerat që është esenciale që t’iu qaseni zonave të sigurta. Si parazgjedhje, shumica e shfletuesve janë të përcaktuar për të pranuar ‘cookies’. Megjithatë, nëse nuk dëshironi të pranoni që ‘cookies’ të ruhen në kompjuterin tuaj, ju mund t’i bllokoni të gjitha ‘cookies’ duke ndryshuar përcaktimet e shfletuesit tuaj (‘browser settings’). Nëse vendosni të bllokoni të gjitha ‘cookies’ duke përdorur shfletuesin tuaj të internetit, ju do të mund të vizitoni vetëm fushat publike të faqeve tona dhe nuk do të keni më qasje në asnjë  nga fushat e sigurta. Ju po ashtu mund të  keni ndërprerje ose vonesa gjatë përvojës së shfletimit të fushave publike.
Ju gjithmonë do të mund të bllokoni të gjitha ‘cookies’ në përcaktimet e shfletuesit tuaj (‘browser settings’). Ju po ashtu, varësisht nga lloji i shfletuesit që keni, mund konfiguroni përcaktimet (‘settings’) tuaja për të bllokuar disa lloje të ‘cookie’ apo ‘cookies’ nga burime të caktuara ose të ju njoftojë çdo herë që një ‘cookie’ do të ruhet në kompjuterin tuaj, ashtu që ju atëherë mund ta pranoni ose refuzoni atë.
Për detaje mbi atë se çfarë ofron shfletuesi juaj dhe si të konfiguroni shfletuesin tuaj sipas zgjedhjes suaj, ju lutemi shkoni tek menyja “Help” (Ndihmë) ose në seksionin tjetër të dedikuar të shfletuesit tuaj të internetit.
Për detaje mbi atë se çfarë ofron shfletuesi juaj dhe si të konfiguroni shfletuesin tuaj sipas zgjedhjes suaj, ju lutemi shkoni tek menyja “Help” (Ndihmë) ose në seksionin tjetër të dedikuar të shfletuesit tuaj të internetit. Për shembull:
- Internet Explorer : http://windows.microsoft.com/fr-FR/windows-vista/Block-or-allow-cookies
- Safari : http://docs.info.apple.com/article.html?path=Safari/3.0/fr/9277.html
- Chrome : http://support.google.com/chrome/bin/answer.py?hl=fr&hlrm=en&answer=95647
- Firefox : http://support.mozilla.org/fr/kb/Activer%20et%20d%C3%A9sactiver%20les%20cookies
- Opera : http://help.opera.com/Windows/10.20/fr/cookies.html
E drejta për t’iu qasur të dhënave dhe e drejta për refuzim:
Në pajtim me legjislacionin në fuqi, ju keni të drejtë të kërkoni detajet për të gjitha të dhënat personale që TEB Sh.A. mban për ju, ju lutemi referohuni në shënimet e privatësisë për mbrojtjen e të dhënave lidhur me procesimin, mbledhjen, ruajtjen e të dhënave personale nga TEB Sh.A.
Ju lutemi vini re: parandalimi i instalimit të ‘cookies’ në kompjuterin tuaj nuk do të heqë të gjitha reklamat nga uebfaqet që vizitoni. Refuzimi juaj për të pranuar këto ‘cookies’ do të parandalojë vetëm përshtatjen e reklamave të tilla në fushat e interesit tuaj pasi që hiqen nga historia juaj e shfletimit. Nëse kompjuteri juaj përdoret nga më shumë se një person ose ka shfletues të shumtë të internetit, ka mundësi që disa nga zgjedhjet tuaja lidhur me ‘cookies’ mund të mos jenë të përhershme, sepse ju jeni duke përdorur qoftë një shfletues tjetër ose një palë e tretë ka ndryshuar përcaktimet e shfletuesit tuaj (‘browser settings’). Ne nuk jemi në gjendje të parandalojmë këta faktorë të jashtëm dhe prandaj nuk mund të garantojmë qëndrueshmërinë e zgjedhjeve që ju bëni.
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë deklaratë të privatësisë dhe ‘cookies’ ose aktivitetet tona të procesimit të të dhënave, ju mund të na kontaktoni përmes adresës së e-mailit në data.protection@teb-kos.com


© TEB ShA