TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Sigurimi i Pronës/Shtëpisë

SIGURIMI I PRONËS/SHTËPISË!

SIGURO NDËRTESËN, BANESËN, SHTËPINË,PAJISJET SHTËPIAKE


Shtëpia është një vend i veçantë me plotë njerëz të dashur dhe gjëra të vlefshme. Këta njerëz të dashur dhe gjërat që posedon shtëpia juaj janë të pazëvendësueshme. Imagjinoni nëse diçka mund të shkatërrojë ose dëmtojë gjërat që për ju janë bota juaj. Paramendoni nëse dikush mund t’ju vjedhë ëndrrën tuaj për të cilën keni punuar gjatë me familjarët dhe miqtë tuaj.
Me paketat e sigurimeve që TEB Sh.A dhe SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ofrojnë, ju mundësojnë që të siguroheni nga rreziqet e përditshme dhe të mbroni investimet Tuaja jetësore.
Duke siguruar pronën tuaj në TEB Sh.a dhe SIGMA, ju përfitoni paketë të pakrahasueshme në treg, e cila ju mbulon nga rreziqet që i kanosen çdo ditë pronës tuaj. Blini policë të sigurimit të pronës dhe përfitoni pakot si në vijim:

1. Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet shtesë

Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë ju ndihmon që ta mbroni shtëpinë apo pronën tuaj nga rreziqet bazë siç janë: zjarri, shpërthimi, rrufeja, rënia e avionit ose pjesëve të tij, po ashtu nga rreziqet shtesë: tërmet, përmbytje dhe rreziqe të tjera të ngjashme, të cilat mund të dëmtojnë shtëpinë apo pronën tuaj, që e keni ndërtuar me shumë mund.

2. Sigurimi nga Vjedhja

Sigurimi nga vjedhja ju ndihmon që të siguroni banesën, shtëpinë ose pronën tuaj si pasojë e vjedhjes apo dëmtimeve nga vjedhja e gjërave të ndodhura në shtëpinë/banesën tuaj.
Vjedhja mund t’ju dëmtojë rehatinë të cilën e keni krijuar për familjen dhe shtëpinë tuaj.
Në rast të sigurimit me paketat e TEB Sh.A dhe SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ju do të dëmshpërbleheni për:
Vlerën e objekteve/sendeve të vjedhura sipas deklarimit të bërë nga ju si dhe dëmtimet që mund të jenë bërë gjatë vjedhjes në objekt ose në sendet e siguruara.


© TEB ShA