TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


TEB Private Banking

Rreth TEB Private Banking

TEB Private Banking është një koncept i ri bankar i fokusuar në menaxhimin e financave të klientit duke u përqëndruar tek klientët me të hyra të larta. Ky koncept ka për qëllim të ofrojë një platformë të shërbimeve të privilegjuara për klientët që gëzojnë të ardhura të qëndrueshme dhe pasuri të konsiderueshme. Ata do të pajisen me produkte dhe shërbime eksluzive bankare të bazuara në marrëdhënien e suksesshme dhe prapavijën që TEB Sh.A e ka me klientin.

TEB Private Banking synon të ndërtojë marrëdhënie afatgjate me klientët tanë bazuar në besimin reciprok dhe transparencën e plotë me një përkushtim të lartë për të kuptuar qëllimet dhe nevojat financiare të klientit dhe duke vënë interesat e tyre financiare në qendër të vëmendjes.

Koncepti i Private Banking në përgjithësi i referohet një qasjeje më të personalizuar ndaj klientit, ku klienti do të gëzojë shërbime ekskluzive dhe të privilegjuara në koordinim me një zyrtar bankar të përkushtuar dhe profesional duke u bazuar në degën që e përfaqëson klientin. Së bashku me këtë, në bashkëpunim ndërmjet zyrtarit bankar dhe klientit, kërkesat dhe nevojat e klientit do të vendosen si prioritet nga banka jonë.

Anëtarët e Private Banking do të jenë prioritet për ne dhe stafi i Private Banking do të jetë i përkushtuar maksimalisht për të ofruar shërbimet më të mira si: qendra e thirrjes, ofertat e privilegjuara, mundësitë e veçanta të blerjes dhe shumë shërbime të tjera tradicionale dhe alternative për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e klientëve te këtij segmenti.

Privilegji i shërbimeve të Private Banking shkon përtej shërbimeve tradicionale dhe përqëndrohet në zgjidhjet për situatën e plotë financiare në të cilën mund të jetë klienti, duke iu referuar mbrojtjes së aseteve dhe planeve të daljes në pension.


© TEB ShA