TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Shërbimet bankare ditore

TEB Sh.A i ofron klientëve llogaritë bankare më të përshtatshme dhe opsione të kartelave me qasje në shërbime praktike, funksionale dhe të dobishme që janë thelbësore për proceset e përditshme të transakcioneve individuale bankare.

Diapazoni i këtyre llogarive, opsioneve të kartelave dhe shërbimeve mbështetet në praktikën, ekspertizën dhe aftësitë e bankës TEB për të ofruar zgjidhjen më të mirë për kompaninë e klientit dhe transaksionet individuale.

Llogaria rrjedhëse në EUR e thjeshton përvojën bankare duke ofruar siguri për financat e klientit dhe duke ofruar qasje në financa për deponimin dhe tërheqjet e parave të gatshme në çdo kohë, vend dhe mënyrë që i përshtatet planit dhe nevojave të klientit. 

Funksionimi i llogarisë rrjedhëse në EUR mbështetet në mundësinë praktike të kryerjes së pagesave të shërbimeve komunale dhe të shërbimeve të ndryshme (urdhërpagesa, etj).

Për më tepër, llogaritë rrjedhëse në EUR mund të menaxhohen përmes bankomatëve të bankës TEB (pikat e parave të gatshme), E-banking, M-Banking dhe Shërbimi i Qendrës së Thirrjeve.

 

Bankomatët

Banka TEB ka avancuar dhe ka bërë përpjekje për t’u dhënë klientëve qasje në llogaritë e tyre bankare 24/7 duke instaluar dhe ofruar 81 bankomatë (ATM) në tërë Kosovën. Ky zgjerim i rrjetit të bankomatëve në tërë Kosovën ofron një diapazon mundësish që e thjeshtojnë përvojën bankare të klientit.

Këto makina janë ideale për çdo lokacion dhe i japin të gjithë klientëve të saj individual dhe të biznesit mundësinë për t’u shërbyer në çdo kohë me Debit/Kredit kartelë dhe mundësi të tjera si:

  • Deponim në bankomat “ATM Cashin”
  • Pagesa e borxhit të Kartelës së Kreditit
  • Tërheqja e parave nga bankomati pa tarifë
  • Transferimi i fondeve brenda bankës
  • Tërheqja e monedhave
  • Pranimi i gjendjes së llogarisë
  • Pasqyrat e kartelave të kreditit
  • Ndryshimi i Kodit të Sigurisë

 

 

E-Banking

Shërbim që ofrohet nga banka TEB që ofron mundësinë për të kryer shërbimet bankare duke përdorur internetin. E-banking iu mundëson klientëve të kryejnë transaksionet e tyre të përditshme online. Me TEB E-Banking ju lehtë mund ti kryeni të gjitha transaksionet tuaja bankare online nga cilido vend në botë në një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Lehtë dhe shpejt, sigurt, praktike, tarifat e ulëta, janë disa nga përparësitë e shërbimeve bankare me internet.
Këto transaksione përfshijnë:

  • Transferimin e fondeve ndërmjet llogarive tuaja
  • Transferimin e fondeve në llogari të tjera të TEB-it dhe të bankave të tjera në Kosovë
  • Pagesën kredit kartelës personale apo personave të tjerë
  • Pagesat automatike
  • Pagesat institucionale
  • Monitorimin e transaksioneve në llogari
  • Monitorimin e pasqyrave të Star kartelës
  • Menaxhimin e llogarisë

 

Shërbimet bankare Mobile (Mobile Banking)

Shërbim i ofruar nga banka TEB që mundëson efektivitet në kryerjen e transaksioneve bankare më lehtë dhe më shpejt nga çdo lokacion duke përdorur qasjen në internet. M-Banking iu ofron klientëve mundësinë për t’i kryer transaksionet financiare në mënyrën më të sigurt të mundshme duke përdorur dhe duke u mbështetur kryesisht në telefonat e tyre “smart” dhe pajisje të ngjashme. Përmes TEB Mobile ju mund të:

  • Shikoni asetet totale
  • Shikoni borxhet totale
  • Shikoni transakcionet e llogarisë, bilancet dhe detajet
  • Shikoni planin e pagesës/detajet e kredisë
  • Aplikoni për kredi
  • Shikoni detajet e kartelës së kreditit
  • Aplikoni për kartelë të re të kreditit
  • Shikoni gjendjen e kartelës së kreditit
  • Pagesa e borxhit të kartelës së kreditit të personave tjerë
  • Pagesa e faturave me kartelë të kreditit
  • Pagesa e faturave me lexuesin e barkodit
  • Pagesat institucionale nga llogaria ose kredit kartela
  • Vendndodhjen e degës/bankomatit
  • Lajmet e ndryshme dhe Ngjarjet

© TEB ShA