TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Principet e TEB Private Banking

Partneriteti
Bashkëpunimi me bankën TEB nënkupton njohjen e angazhimit afatgjatë që banka TEB e ka krijuar për formimin e reputacionit të saj në treg. Bashkëpunimi i fortë, besimi i ndërsjellë dhe transparenca e dëshmuar janë disa nga vlerat të cilat na drejtojnë kah një rritje e pëshpejtuar dhe qëllime të përbashkëta.

Njohuritë

Banka TEB ka sjellë në tregun e Kosovës një përvojë ndërkombëtare dhe ekspertizë të çmuar në fushën e bankingut privat duke ofruar zgjidhje financiare të bazuar në nevojat dhe situatën e klientit. Banka TEB është e përkushtuar për të ofruar shërbime me cilësi të lartë të cilat i sjell në treg me anë të njohurive të specialistëve në fusha të ndryshme dhe si bankë dallon me profil të balancuar të riskut dhe kthimit.

Shërbime të personalizuara

Banka TEB përqendrohet vazhdimisht në interesat dhe nevojat individuale të klientëve përmes veprimeve dhe qasjeve të ndryshme duke marrë përgjegjësi për veprimet dhe transaksionet e veta drejt angazhimit të balancuar mes rritjes ekonomike dhe kulturore të shoqërisë.
Shërbimet bankare një-për-një në përputhje me preferencat dhe pritjet tuaja do të ofrohen për klientët tanë nga zyrtarët e bankingut privat të cilët i shërbejnë një numri të kufizuar të klientëve.

Besueshmëria

Qasja e TEB SH.A ndaj klientit dallohet në bazë të transparencës maksimale, korrektësisë dhe ndershmërisë që TEB SH.A e ka demonstruar me klientët dhe punonjësit. Veprimet e saj janë të lidhura gjithmonë me mjedisin vazhdimisht të ndryshueshëm ekonomik-social dhe rregullativ.

Fleksibiliteti

Qasja jo-formale, e pavarur dhe sipërmarrëse e TEB Sh.A i mundëson asaj për të ofruar zgjidhje unike dhe të personalizuar për të përmbushur nevojat tuaja.


© TEB ShA