TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Këshilla për kredi dhe financim

Me programin e financimit të Bankës TEB ju mund të përfitoni nga ofertat që janë të dizajnuara posaçërisht për klientët e bankingut privat dhe ne do të qëndrojmë pranë jush për të gjitha nevojat tuaja financiare.
Në lidhje me këtë, banka TEB ofron kredinë konsumuese dhe hipotekare që do ta bëjë më të lehtë për juve të kryeni investimet dhe blerjet e nevojshme, duke përfshirë këtu blerjen e shtëpisë së re, rinovimin e shtëpisë së vjetër, blerjen e mobileve, pushimet dhe nevoja të ngjashme.

Banka TEB është e përkushtuar të ofrojë përvojë të specializuar për nevojat tuaja financiare.

Kreditë hipotekare me partnerët ekskluzivë

Programi i kredive hipotekare i ofruar nga banka TEB përfshin kredi afatgjata të strukturuara dhe të përqendruara në pasuri të paluajtshme. Banka TEB ofron mundësinë për klientët të blejnë pronën e dëshiruar të paluajtshme me privilegjet që i ofron për klientët e bankingut privat.

Zyrtarët e shitjes të bankingut privat i ofrojnë klientëve informacion të detajuar në lidhje me kreditë dhe opsionet speciale përmes fushatave të ndryshme duke u bazuar në mekanizmat e sigurta ligjore që i zbaton banka TEB.

Kreditë konsumuese

Banka TEB ofron zgjidhje dhe mundësi të ndryshme për kreditë konsumuese sepse individi mund të ketë nevojë për para për qëllime personale apo familjare. TEB Bankingu Privat ofron zgjidhje të dobishme për të qenë afër klientëve në raste kur ata kanë nevoja te ndryshme financiare.

Zgjidhjet e ofruara nga banka TEB përfshijnë kredi speciale, praktike dhe të shpejta për konsum për të përmbushur nevojat e klientëve te bankingut privat. Këto zgjidhje që janë me përfitim për klientët përfshijnë:

  • Kushtet e veçanta dhe procedura të përshpejtuara për kredi me limit deri në 5.000 Euro
  • Kredi personale deri në 25.000 pa hipotekë dhe me 84 muaj maturitet
  • Mbitërheqje deri në 2 paga
Auto Kreditë

Banka TEB ofron mundësinë e kredive personale për klientët që dëshirojnë të blejnë veturën e ëndrrave të veta. Auto kreditë ofrohen nëpërmjet paketave ekskluzive financiare të bankës TEB që ofrojnë shumë mundësi dhe zgjidhje të bazuara në situatën e klientit, në nevojat dhe kërkesat financiare të tij.

Shërbimet e bankingut privat, së bashku me partnerët e saj që punojnë në industrinë e automobilave përqendrohen në dizajnin dhe prezantimin e fushatave në mënyrë specifike për auto kredi, fushata që kanë kushte të favorshme për klientët. 

Kreditë arsimore

Banka TEB është e interesuar të ofrojë mundësi për të ardhmen. Si një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur është arsimimi dhe banka TEB konsideron arsimin si shtyllë kyçe në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë, një shtyllë që hap dhe zgjeron shumë horizonte dhe perspektiva të reja.

Programi i TEB-it për kreditë për edukim ofron mbështetjen e nevojshme financiare për studentët për të ndjekur arsimimin e tyre. Kreditë për edukim ofrojnë shumë mundësi që përkrahin studentët gjatë gjithë procesit të arsimimit dhe prosperitetit të tyre duke e bërë koston e arsimimit të përballueshëm per klientët tanë.

TEB beson se duke ofruar mjetet e nevojshme të gjithë mund të arrijnë misionin e tyre në jetë dhe qëllimi i TEB-it është që t’i ofrojë këto mjete përmes kredive arsimore dhe t’u ndihmojë studentëve të ndjekin karrierën në të ardhmen.

Sigurimi i kredisë

Siguria është një nga prioritetet kryesore që njerëzit gjithmonë synojnë ta përmbushin. Banka TEB synon ta ofrojë këtë prioritet me aktivitetet e saj të sigurimit të kredive të tilla si shitja e produkteve të sigurimit dhe sigurimi i kredive të klientit ndaj shfaqjes së rreziqeve dhe dëmeve.

Banka TEB është e përqendruar t’i ofrojë këto sigurime të kredive në të ardhmen e afërt duke përfshirë mundësi si sigurimi i pasurisë së klientit sepse mund të ndodhin variantet e ndryshme të rrezikut dhe ta vendosin klientin në vështirësi financiare.

Banka ofron mënyra për të siguruar veturën e klientit duke pasur parasysh ngjarjet e ndryshme që mund të shkaktojnë dëmtimin e veturës. Për më tepër, TEB ofron sigurimin e mbrojtjes së pagesës që klientët të paguajnë borxhet e kredisë në rast të aksidenteve dhe aftësive të kufizuara, që mund të ndodhin gjatë afatit të kredisë.


© TEB ShA