TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Urdhër pagesat

Ju e menaxhoni biznesin tuaj gjersa pagesat kujdesen për vete

Po që se bëhet fjalë për regjistrim në palestër fitnesi, pagesa të qirasë ose kursime për fëmijët tanë, të gjitha pagesat tona kërkojnë transfere mujore. Sigurisht që ju mund të zgjedhni të shpenzoni çdo muaj nga një pasdite ose një mbrëmje duke kryer pagesat e rregullta. Por, a dëshironi ta shpenzoni kohën në këtë mënyrë? Për këtë arsye TEB ka krijuar shërbimin e urdhrit të përhershëm.

Urdhëri i përhershëm është shërbim papagesë i cili mund të aktivizohet përmes e-Banking, TebMobile ose në degën tuaj lokale.

Kjo ju mundëson automatizim të faturave të rregullta mujore përmes pagesave specifike në një datë specifike. Ju mund t’i caktoni urdhërat e përhershëm për periudhë specifike deri në 5 vite. Ky shërbim do t’ju kursejë shumë kohë dhe se do t’ju sigurojë se pagesat tuaja do të realizohen me kohë. Po që se përkohësisht nuk keni fonde të mjaftueshme, urdhëri i përhershëm do ta shfrytëzojë shërbimin e Mbitërheqjes suaj për të siguruar realizim të pagesës.

Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të TEB-it, na dërgo email në info@teb-kos.com ose kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230000.


© TEB ShA