TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Pagesat komunale

Ne ju ofrojmë shumë kanale për pagesa të shërbimeve komunale

Faturat e juaja të energjisë elektrike, telefonit, ujit si dhe të shërbimeve të tjera ju vijnë çdo muaj rregullisht. Kjo është arsyeja pse ne i kemi krijuar disa opsione për t’i realizuar pagesat po aq të rregullta dhe të lehta.

Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të TEB-it, na dërgo email në info@teb-kos.com ose kontakto   Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230000.

Urdhëri për Debitim Direkt

Urdhëri për Debitim Direkt, i cili mund t’i jepet ofruesit të shërbimeve. Kjo do të thotë se çdo muaj faturat e juaja mujore do të paguhen automatikisht nga llogaria e juaj rrjedhëse, pa pasur nevojë që ta vizitoni degën tuaj lokale ose ta organizoni pagesën.

Kur ta jepet urdhëri për debitim direkt, kjo do të mbetet në fuqi deri në njoftimin tuaj të ardhshëm për ndërprerje. Ofruesi i shërbimeve do t’jua dërgojë faturën ashtu që ju do ta dini se sa keni shfrytëzuar dhe se sa do t’ju debitohen nga llogaria e juaj. Pastaj ne do ta paguajmë faturën tuaj dhe mund t’i merrni fletëpagesat tuaja nga dega e juaj lokale ose përmes e-Banking. Edhe sikur të mos keni fonde të mjaftueshme në datën e caktuar, megjithatë ne do ta realizojmë pagesën tuaj përmes shërbimit të mbitërheqjes suaj.

StarCard

Kartela StarCard është një zgjidhje tjetër për ju që t’i paguani faturat. Thjeshtë shko në degën tuaj lokale të TEB-it dhe shfrytëzo kartelën tuaj StarCard për ta kryer pagesën si dhe ta shpërndani atë deri në 3 këste mujore.

Nga degët tona

Ju mund t’i kryeni pagesat e faturave tuaja nga llogaria e juaj duke i vizituar degët tona. Edhe pse nuk keni llogari në TEB, ju mund ta vizitoni çdo degë tonë dhe ta kryeni pagesën e faturës suaj të shërbimit komunal. Zyrtarët tanë të portofolit mund te jua tregojnë të gjitha informatat rreth produkteve dhe shërbimeve të TEB-it të cilat mund të jenë të nevojshme për ju.

IPKO Shërbimet

Në bashkëpunim me ofruesin e shërbimeve telekomunikuese “IPKO”, TEB-i u ofron të gjitha mënyrat e përshtatshme për klientët e tij për t’i mbushur shërbimet e tyre mujore të pakove për internet, TV ose linjë të telefonisë fikse. Ju mund t’i shfrytëzoni shërbimet tuaja të mbushjeve nga IPKO në çdo kohë nga çdo vend me një SMS të vetëm. Pagesa do të debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse në TEB dhe se shërbimi do të aktivizohet menjëherë. Dhe ka më shumë. Ju mund ta shfrytëzoni këtë shërbim për t’i mbushur llogaritë nga IPKO të miqve ose familjes.

Si funksionon kjo: varësisht nga llogaria dhe pakoja që ju dëshironi ta mbushni, thjeshtë dërgoni një SMS në 50001.

  • tv – për ta mbushur Digital TV. Për shembull: (ipkoyourusernametv)
  • duotv – për ta mbushur pakon duo me TV dhe internet. Për shembull: (ipkoyourusernameduotv)
  • duofix – për ta mbushur pakon duo me Internet dhe Telefon fiks. Për shembull: (ipkoyourusernameduofix)

Për ta aktivizuar IPKO Mbushjen, vizitoni degën tuaj më të afërt të TEB-it.

E-banking

Koha juaj është e çmueshme. Nëse dëshironi që ta shfrytëzoni kohën më mirë me familjen tuaj ose për zhvillim personal, atëherë TEB-i ka mundësi të ju ndihmpjë – me shërbimin e-Banking më të avancuar dhe më të sigurt në treg.

TebMobile

M-banking është shërbim elektronik, përmes së cilit klientët kanë qasje në llogaritë e tyre dhe produktet e tjera bankare, në çdo kohë dhe kudo.

M-banking është shërbim i lehtë për t’u përdorur, i sigurt dhe efektiv që u ofrohet të gjithë klientëve. Është një përparësi për jo-klientët me karakteristika të ndryshme.

Telefonat e mençur janë pajisje që janë duke u përdorur nga të gjithë dhe që i kemi me vete në çdo kohë, prandaj ata duan të kryejnë transaksione të njëjta si në kompjuterin e tyre sa i përket shërbimeve bankare elektronike. Nëpërmjet M-banking ne do të jemi të pranishëm për klientët tanë me produkte të tilla si llogari, kredi, kartela të kredisë, pagesa, urdhër-pagesa periodike, etj.


© TEB ShA