TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Llogaria rrjedhëse

Të thjeshta dhe të qasshme me një llogari rrjedhëse në TEB

Llogaria e juaj Rrjedhëse në TEB është e dizajnuar që t’i lehtësojë shërbimet tuaja bankare personale. Ju mund ta përdorni këtë për të pranuar pagën, tërhequr para, për të bërë deponime, për të ekzekutuar transfere, për t’i paguar faturat e komunalieve si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të rregullta bankare – të gjitha me fleksibilitet maksimal.

Gjithashtu, ju mund ta hapni llogarinë tuaj rrjedhëse në katër valuta të ndryshme: EUR, USD, GBP dhe CHF.

Shërbimi i mbitërheqjes në llogarinë tuaj rrjedhëse do t’ju mundësojë po ashtu që t’i mbuloni nevojat tuaja financiare të paparashikuara.

Përdor debit kartelën tuaj, ose kredit kartelën tuaj (StarCard, Premium Starcard apo SheCard) për të blerë në çdo dyqan të lidhur në rrjetin POS të TEB-it.

Dhe ka më shumë – llogaria e juaj rrjedhëse ju ofron shërbime të tjera:

  • Urdhërpagesat e përhershme – ju mund t’i paguani faturat tuaja të rregullta në një datë fikse të caktuar, siç janë pagesat automatike të qirave ose të hipotekave, pagesat e shkollimit dhe pagesat e komunalieve. 
  • Pagesa automatike e faturave tuaja të kredit kartelës (Starcard,Premium Starcard apo SheCard) , qoftë përmes pagesës minimale të dakorduar ose përmes shumës së plotë mujore.
  • SMS Mbushje
  • SMS Banking

Përveç udhërrëfyesit tradicional të degës, ju mund të keni qasje në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe të ekzekutoni transaksione 24/7 përmes ATM-ve, e-Banking, TebMobile dhe Qendrës sonë të Thirrjeve në 038/230-000.
Për më shumë informata, kontaktoni degën tuaj lokale, Qendrën e Thirrjeve ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.


© TEB ShA