TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Llogaria e kursimit

Kurse sot për një të nesërme më të mirë

Kursimi – e dini kjo ka kuptim. Kjo është arsyeja se pse TEB-i ka krijuar një llogari të kursimeve të lehtë dhe fleksibile të cilën mund ta hapni në katër valuta: EUR, USD, GBP ose CHF. Dhe ju mund ta hapni një llogari me vetëm një euro të vetme.

Nuk ka kufizime në tërheqje. Norma e interesit është e favorshme dhe se ju fitoni interes në bazë ditore, me interes të përllogaritur të paguar në fund të çdo viti.

Ju mund po ashtu të kurseni në mënyrë automatike…

Nënshkruani një urdhërpagesë të përhershme për t’i transferuar çdo muaj ose çdo vit paratë tuaja tepricë ose një shumë fikse nga llogaritë e tjera, siç është llogaria rrjedhëse (ju mund të na plotësoni një urdhërpagesë të përhershme për pesë vite në maksimum pas së cilës ju duhet ta ripërtërini atë).

Po ashtu mund t’i organizoni dhe planifikoni kursimet tuaja për qëllime specifike, siç është një automobil, pensionim ose renovim të shtëpisë suaj.

Llogaria e juaj e kursimeve është e qasshme lehtësisht përmes TEB e-banking dhe TebMobile. Vizitoni degën tuaj lokale për më shumë informata ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000 apo dërgoni email në info@teb-kos.com.


© TEB ShA