TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Depozita me afat

Afatizimet — lejoni kohën t'i shtojë paratë tuaja

Depozitat me Afat i maksimizojnë fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura fikse shumë të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit. Norma e dakorduar e interesit nuk pëson ndryshime në treg. Kjo është e vendosur.

Me Depozitat me Afat në TEB, ju e dini saktësisht se sa do të gjenerohen kursimet tuaja. Interesi shumë i favorshëm i fituar kreditohet në llogarinë tuaj në fund.

Ne ofrojmë afate të ndryshme kohore dhe ju mund t’i vendosni fondet në deponim në valutën - EUR.

Në fund, ju mund të vendosni një sërë opsionesh. Ndoshta ju preferoni që në mënyrë automatike ta vazhdoni kapitalin në një afatizim të ri gjersa duke e kredituar interesin në llogarinë tuaj rrjedhëse. Në mënyrë alternative, kapitali dhe interesi mund të transferohet në një nga llogaritë e juaja, qoftë rrjedhëse ose të kursimeve në TEB.

Nëse dëshironi t’i rritni normat e favorshme të interesit të ofruara në afatizime, atëherë kapitali duhet të mbetet në llogari për kohëzgjatjen e dakorduar. Kushtet e tjera do të aplikohen nëse ju tërhiqni fonde para maturitetit.

Për më shumë informata vizitoni degën tuaj lokale për përparësitë e afatizimeve, na dërgoni email në info@teb-kos.com ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000.


© TEB ShA