TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Të gjitha llogaritë për nevojat tuaja

TEB Banka ju plotëson të gjitha nevojat tuaja lidhur me kërkesat specifike për të gjitha kontot bankare personale. Na vizitoni në njërën prej degëve tona për tu këshilluar me njërin nga reprezentuesit tonë. Ju mirëpresim.

Llogaria rrjedhëse

Llogaria e juaj Rrjedhëse në TEB është e dizajnuar që t’i lehtësojë shërbimet tuaja bankare personale. Ju mund ta përdorni këtë për të pranuar pagën, tërhequr para, për të bërë deponime, për të ekzekutuar transfere, për t’i paguar faturat e komunalieve si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të rregullta bankare – të gjitha me fleksibilitet maksimal.

Më shumë

Llogari fleksibile

Më e mira e të dy botëve - me një Llogari fleksibile në TEB ju mund ta maksimizoni interesin e fituar nga kursimet e juaja dhe në të njëjtën kohë t’i keni në dispozicion atëherë kur ju duhen. Llogaria fleksibile në TEB është saktësisht e tillë.

Më shumë

Llogaria e kursimit

Kursimi – e dini kjo ka kuptim. Kjo është arsyeja se pse TEB-i ka krijuar një llogari të kursimeve të lehtë dhe fleksibile të cilën mund ta hapni në katër valuta: EUR, USD, GBP ose CHF. Dhe ju mund ta hapni një llogari me vetëm një euro të vetme.

Më shumë

Depozita me afat

Depozitat me Afat i maksimizojnë fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura fikse shumë të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit. Norma e dakorduar e interesit nuk pëson ndryshime në treg. Kjo është e vendosur.

Më shumë

Afatizimet e planifikuara

Kursimet tuaja mund të jenë një burim i rregullt i të ardhurave nëse ju vendosni për një Llogari të Planifikuar. Kjo llogari ofron interes të lartë fiks i cili mund të kreditohet në një llogari që ju zgjidhni në bazë 1, 3 ose 6 mujore.

Më shumë

Llogaria e kursimeve për fëmijë

Kurrë nuk është herët për të filluar kursimin për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Sikurse gjyshërit dhe prindërit, ju i dini sfidat financiare përpara – kostoja e shkollimit ose trajnimit të mëtejmë, ose nevoja për një shtëpi të re kur të rinjtë rriten.

Më shumë

© TEB ShA