TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Sigurimet

Shërbime unike në treg

Kush përkujdeset që investimi i juaj të jetë i sigurt?

TEB Sh.A e licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës si ndermjetësues në sigurime ofron për klientet e saj, tre (3) lloje të sigurimit në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group:

  • Sigurimi i Pronës/Shtëpisë për Kreditë Hipotekare
  • Sigurimi Kasko i Automjeteve të reja për Kredi të blerjes së automjetit
  • Sigurimi ndaj Aksidenteve Personale për Kredi Konsumuese


Merr nën kontroll sigurinë e botës tuaj tani.

Përgatitu për të ardhmen.


1. SIGURIMI I PRONËS/SHTËPISË!

    • SIGURO NDËRTESËN, BANESËN, SHTËPINË
    • PAJISJET SHTËPIAKE

    Shtëpia është një vend i veçantë me plotë njerëz të dashur dhe gjëra të vlefshme. Këta njerëz të dashur dhe gjërat që posedon shtëpia juaj janë të pazëvendësueshme. Imagjinoni nëse diçka mund të shkatërrojë ose dëmtojë gjërat që për ju janë bota juaj. Paramendoni nëse dikush mund t’ju vjedhë ëndrrën tuaj për të cilën keni punuar gjatë me familjarët dhe miqtë tuaj. 

    Me paketat e sigurimeve që TEB Sh.A dhe SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ofrojnë, ju mundësojnë që të siguroheni nga rreziqet e përditshme dhe të mbroni investimet Tuaja jetësore.

    Duke sigurar pronën tuaj në TEB Sh.a dhe SIGMA, ju përfitoni pakete te pakrahasueshme në treg, e cila ju mbulon nga rreziqet që i kanosen çdo ditë pronës tuaj. Blini policë të sigurimit të pronës dhe perfitoni pakot si ne vijim:

    1. Sigurimi nga Zjarri dhe Rreziqet shtesë

    Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë ju ndihmon që ta mbroni shtëpinë apo pronën tuaj nga rreziqet bazë siç janë: zjarri, shpërthimi, rrufeja, rënia e avionit ose pjesëve të tij, po ashtu nga rreziqet shtesë: tërmet, përmbytje dhe rreziqe të tjera të ngjashme, të cilat mund të dëmtojnë shtëpinë apo pronën tuaj, që e keni ndërtuar me shumë mund.


    2. Sigurimi nga Vjedhja

    Sigurimi nga vjedhja ju ndihmon që të siguroni banesën, shtëpinë ose pronën tuaj si pasoje e vjedhjes
    apo dëmtimeve nga vjedhja e sendeve te ndodhura ne shtepine/banesen tuaj.

    Vjedhja mund t’ju dëmtojë rehatinë të cilën e keni krijuar për familjen dhe shtëpinë tuaj.
    Në rast të sigurimit me paketat e TEB Sh.A dhe SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ju do të dëmshpërbleheni për:

    • Vlerën e objekteve/sendeve të vjedhura sipas
      1. deklarimit të bërë nga ju si dhe dëmtimet që mund të jenë bërë gjatë vjedhjes në objekt ose në sendet e siguruara.

     

    2. SIGURIMI KASKO – MBROJTJE PËR AUTOMJETIN TUAJ!

    Në ditët e sotme automjeti është një nga investimet kryesore për ju dhe familjen tuaj, pasi që është një nga mjetet e transportit,
    i cili ju mundëson lëvizjen prej një destinacioni në destinacion tjetër.  Në punët e përditshme me automjetin tuaj duhet të ndjeheni të sigurtë ju dhe familja juaj.

    Sigurimi TPL mbulon demtimet materiale dhe jomateriale që mund të kenë pësuar palët e treta si pasojë e përfshirjes në një aksident.

    Për të ofruar një mbrojtje maksimale për çdo rast aksidenti dhe situatë,  TEB Sha në  bashkepunim me SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ju ofron sigurimin KASKO, i cili mbulon dëmtimet në automjetin tuaj nga disa rreziqe, si:

      • PËRPLASJA DHE PËRMBYSJA AKSIDENTALE
      • THYERJA E XHAMAVE
      • DËMTIMET NË PARKIM
      • DJEGIA NGA ZJARRI AKSIDENTAL
      • DËMET NGA VJEDHJA
      • FENOMENE TË NATYRËS

      Ne ju mbrojmë drejt udhëtimit të ëndrrave tuaja.

       

      3. SIGUROHUNI NGA AKSIDENTET PERSONALE!


      TEB SH.A ne bashkepunim me SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group SH.A. – Dega Kosovë ofron plane dhe paketa të ndryshme në mënyrë që të përmbush plotësisht nevojat dhe kërkesat e klientëve.

      Sigurimi nga aksidentet personale është një përgjigje e thjeshtë për një pyetje të vështirë: Kush do të kujdeset për ju dhe të afërmit tuaj nëse ju pësoni ndonjë aksident? Paketat tona ju sigurojnë mbështetje financiare për investimet e juaja.

      Paketa e Sigurimit nga Aksidentet Personale, produkt i dizajnuar për të mbuluar rastet aksidentale 24/7.
      Sigurimi nga Aksidentet Personale, mbulon:

      • Vdekjen aksidentale (trashëgimtarët janë përfitues)
      • Paaftësinë e plotë të personit te siguruar

      PËRPARËSITË E SIGURIMIT NË TEB SH.A

      Produktet e Sigurimit ofrohen krahas kredisë për klientët e TEB Sh.a
      Përmes blerjes se produkteve të sigurimit në TEB Sh.a, ju keni mundësi:

      • a) Të përfitoni çmime konkurruese në treg
      • b) Pagesë të primit të sigurimit në baza mujore, pa ngarkuar buxhetin tuaj familjar.
      • c) Sigurim të investimit tuaj në rast të ndodhjes së një apo më shumë ngjarjeve siguruese

      KUSH ËSHTË PËRFITUES I POLICËS SË SIGURIMIT? 

      Ne rast te ndodhjes se ngjarjes siguruese perfituesit e polices se sigurimit do te renditen sipas prioriteteve ne vijim:

      • Përfitues i Parë (I): TEB Sh.A, deri në shumen e papaguar të detyrimit tuaj të kredisë.
      • Përfitues i Dytë (II): Klienti ne cilesine e të Siguruarit (pervec vdekjes aksidentale)
      • Përfitues te Tretë (III): Familjarët e të siguruarit (ne rast të vdekjes aksidentale)


      Për çdo ankesë apo trajtim të dëmeve ju lutem drejtohuni në:
      SIGMA INTERALBANIAN VIENNA
      INSURANCE GROUP SH.A - DEGA KOSOVË

      Adresa: Qyteza Pejton, rr. Pashko Vasa, pn.Prishtinë, Kosovë
      Tel: +381 (0) 38 246 301 | Fax: +381 (0) 38 246 302
      Email: info@sigma-ks.net | http: www.sigma-ks.net

       


© TEB ShA