TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Pauzo kredinë

Pauzo këstet mujore të kredisë

Nëse keni një kredi aktive dhe për momentin jeni duke u përballur me një periudhë të vështirë financiare me shpenzime të papritura, Banka TEB SH.A ju ofron zgjedhje të dobishme dhe të duhur që të lehtësoni rrjedhën tuaj të parasë.

Përmes shërbimit ‘Pauzo Kredinë tuaj’, ju mund ta shtyni afatin e pagesave të kësteve mujore një herë në vit deri në dy muaj. Ky shërbim vlen vetëm për klientët që janë të rregulltë në pagesën e kredisë.

Klientët të cilët e kanë shfrytëzuar mundësinë e “Pauzo Kredinë” gjatë vitit* nuk mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi dy herë gjatë të njëtit vit. Viti fillon nga data fillestare e disbursimit të kredisë dhe zgjatë 12 muaj.

Norma e Interesit e caktuar në marrëveshjen e kredisë në mes klientit dhe bankës do të mbetet e njëjtë gjatë tërë afatit të maturimit të kredisë edhe pas aplikimit të “pauzës së kredisë”.
Shtyerja e pagesave mujore të kredisë varen nga zgjedhja e klientit, kështu që opsionet janë paraqitur si vijon:

1. Në rast se pauzimi i kredisë bëhet për një muaj, klientit do t’i mundësohet që të mos paguaj për një muaj të plotë kryegjënë dhe interesin, ndërsa në muajin e dytë klienti obligohet të paguaj interesin për muajin paraprak dhe atë të tanishëm, në ç’rast afati i kredisë do të zgjatet për dy muaj shtesë.

2. Në rast se pauzimi i kredisë bëhet për dy muaj, klientit do t’i mundësohet që të mos paguaj për dy muaj të plotë kryegjënë dhe interesin, ndërsa në muajin e tretë klienti obligohet të paguaj interesin për muajt paraprak dhe atë të tanishëm, në ç’rast afati i kredisë do të zgjatet për tre muaj shtesë.

Nëse mendoni se keni nevojë të pauzoni kredinë tuaj lu lutem vizitoni degën tuaj më të afërt për të marrë më shumë informata rreth shërbimit ‘Pauzo kredinë tuaj’.


© TEB ShA