TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Mbitërheqje

Mbitërheqje në TEB - shtesa e shpenzimeve të paplanifikuara

Ne të gjithë e dimë se shpenzimet e paparashikuara gjithmonë vijnë në kohë të gabuar.

Në TEB, ju ofrojmë konsumatorëve shërbim të mbitërheqjes në llogarinë e tyre rrjedhëse për t’i përmbushur kërkesat financiare afatshkurta.

Si funksionon kjo: ne dakordohemi me ju për një shërbim të mbitërheqjes për një periudhë deri në një vit edhe pse në fund të asaj periudhe shërbimi mund të vazhdohet në mënyrë automatike. Interesi llogaritet për shumën që e keni shfrytëzuar dhe jo për shumën e plotë të mbitërheqjes. Kjo debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse në fund të çdo muaji.

Ju mund ta shfrytëzoni shërbimin tuaj të mbitërheqjes për tërheqje, pagesa dhe urdhërpagesa të përhershme. Paratë mund po ashtu të tërhiqen duke e përdorur Visa debit kartelën tuaj në TEB nga ATM-ët në Kosovë dhe jashtë vendit.

Monitorimi i mbitërheqjes suaj është i lehtë. Ju mund ta kontrolloni gjendjen tuaj duke e përdorur e-Banking 24/7, TebMobile ose duke e aktivizuar SMS Banking në telefonin tuaj celular.

Për më shumë informata, kontaktoni degën tuaj lokale, dërgoni një email në info@teb-kos.com, ose na telefononi në Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000.


© TEB ShA