TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


SheCard — Visa

SheCard - Kartele unike ne treg

Është kartelë unike në treg, e cila është e dedikuar vetëm për femra të cilat mund të blejnë me këste pa kamatë, SheCard do të ketë benefite të shumta dhe kampanja të ndryshme me tregtarët tanë.

TEB ka krijuar rrjetin më të madh të tregtarëve me pika të shitjes (POS Terminale) në Kosovë. Ju mund te paguani me Shecard në të gjitha pikat e shitjes (POS Terminalet) e bankës TEB për të blerë të gjitha gjërat që ju nevojiten dhe të gjitha këto me 0% komision, gjithashtu ju mundeni të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA.

Si te paisemi me Shecard?
Për Shecard mund të aplikojnë të gjitha klientët e gjinisë femërore të cilat nuk posedojnë kredit kartele në bankën TEB.
Dokumentet e nevojshme per aplikim:

  • Kontrata e punës
  • Letërnjoftimi
  • Gjendja bankare (6 muajt e fundit)
  • Një fature e rrymës, ujit apo telefonit (me adrese të banimit).


Tiparet e krarteles SheCard:

  • Shecard Tregtaret
  • Starpiket (Bonus)
  • Kampanjat për SheCard
  • Pagesa me këste
  • Pagesat nderkombëtare
  • Starcash
  • Kampanjat


SheCard Tregtaret
Duke blerë me SheCard tek SheCard tregtaret, ju perfitoni deri në 15% bonus.
Për tu informuar per listen e tregtarëve Shecard, ju lutem klikoni këtu.

Starpiket:
Gjate përdorimit të Starcard në POS terminalet e bankës TEB, ju do të fitoni Starpike, varësisht prej marrëveshjes qe kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard, aq me shumë starpikë ju do te fitoni.

1 Starpike është e barabarte me 1€.

Starpikët e fituara, mund ti shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.

Kampanjat SheCard:
Banka TEB organizon kampanja të veçanta gjatë tërë vitit per përdorueset e SheCard, ku përfitojnë bonus shtesë dhe ekstra 2 këste ne sektorë te caktuara,Kliko ketu per te pare kampanjen aktuale te SheCard.

Pagesat me këste:
Blerjet me Shecard në POS terminalet e bankës TEB, ju mund ti ndani deri në 24 këste me 0% interes TEB (numri I kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).
Shembull: nëse keni blere një TV ne vlere prej 500€ dhe at blerje e keni ndare ne 5 këste, atëherë ju obligoheni qe çdo muaj te paguani nga 100€ per atë blerje.

Pagesat ndërkombëtare:
Me Starcard ju mund te bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, te cilat janë me 0% komision.
Gjithashtu, ju tani keni mundësi te bëni blerje deri në 3 këste ne POS terminale jasht vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB. Për me shume informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.

Starcash:
Starcard ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të bankës TEB, në te gjithë Kosovën.
Për të informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni ketu.

Kampanjat:
Gjatë gjithe vitit, banka TEB organizon shume kampanja, te cilat i ofrojnë klientëve te SheCard, oferta te veçanta, ku klientët mund te përfitojnë: bonus shtese, ekstra këste, lojëra shpërblyese te ndryshme, shtyrje te kësteve, etj.

Per te pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe e-mail newsletter, duhet ta jepni pëlqimin për te pranuar ofertat promocionale.
Gjithashtu te gjitha njoftimet me te reja ju mund ti percjellni edhe ne faqen tone Facebook Starcard.

Dhe ka më shumë
Ju mund ta përdorni kartelën tuaj SheCard për t’i paguar faturat e shërbimeve publike, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri ne 3 këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tere muajit ose ju mund të ktheni pagesen minimale te gjendjes se atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht per te cilen vendosni ju.

Tani ju mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve te bankes TEB.
Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj SheCard, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës SheCard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kur të dëshironi.

 

Çka do të thotë me këste pa interes?

Me këste pa interes është mundësia unike e kartelës She Card përmes së cilës mund të blesh produkte dhe shërbime me këste duke mos u ngarkuar me interes dhe se ju mundeni që vet të përcaktoni numrin e kësteve që do t’i paguani.
Për shembull:
Imagjinoni se ju jeni duke e blerë një TV Plazma 1,000€. Nëse e përdorni kartelën tuaj She Card, ju mund ta blini TV-n dhe ta shpërndani çmimin e blerjes prej 1,000€ në 10 këste mujore; ju paguani 100€ në çdo muaj pa interes. Kështu që kostoja e TV-së suaj të re është e njëjtë sikur ju ta paguanit të tërën në një pagesë. Gjithashtu, ju do të fitoni Starpikë me rastin e blerjes.

Si të përfitojë nga pagesat me këste pa interes duke e përdorur kartelën time She Card?

Përderisa ju nuk paguani interes për pjesën e limitit të kartelës suaj të kreditit të cilën e keni përdorur, ju e rritni fuqinë tuaj blerëse sepse ju do të shpenzoni vetëm 100€ për muaj në vend të 1,000€ në një pagesë.

A do të thotë kjo se në kartelë nuk ka kurrfarë interesi?

Jo. Nëse pagesa nuk bëhet me datën e fundit të caktuar, për pagesën e këstit të atij muaji të caktuar sipas kontratës me datë 1 apo 15 atëherë aplikohet interes i rregullt

Kur përllogaritet interesi?

Interesi fillon të përllogaritet pas datës së fundit të caktuar për pagesë, e cila është data 1 (cikli 02) ose data 15 (cikli 01) i muajit, varësisht nga marrëveshja paraprake të arritur ndërmjet juve dhe bankës (cikli i kartelës).
Ju e zgjidhni këtë cikël gjatë aplikimit për kartelë. Cikli zgjidhet sipas preferencës suaj, varësisht nga cila ditë e muajit ju mund t’i mbuloni kostot të shkaktuara më herët.
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 01, atëherë interesi përllogaritet vetëm pas datës 15 të muajit në vijim, dhe po që se ju nuk e paguani plotësisht shumën e shfrytëzuar. Interesi përllogaritet vetëm për shumën e papaguar.
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 02, atëherë interesi përllogaritet vetëm pas datës 1 të muajit në vijim, dhe po që se ju nuk e keni paguar plotësisht shumën e shfrytëzuar. Interesi përllogaritet vetëm për shumën e papaguar.
Një shembull:
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 01, dhe nëse ju e keni përdorur kartelën tuaj gjatë muajit gusht, atëherë periudha e pagesës pa interes do të jetë deri në datën 15 të muajit shtator.
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 02, atëherë ju do të jeni në gjendje ta paguani pagesën pa interes për të gjitha blerjet e kryera me kartelë pas datës 15 të muajit gusht deri në datën 30 të muajit shtator.
Blerjet me këste do të ngarkohen në kartelën tuaj në bazë të planit që ju keni zgjedhur kur ta kryeni blerjen tuaj. Ju do të ngarkoheni vetëm me një këst çdo muaj.
Nëse në ditën e pagesës ju e paguani pjesën minimale të shumës të cilën e keni shpenzuar në minimumin 15% të kërkuar, atëherë interesi i rregullt do të aplikohet.
Nëse nuk paguhet asnjë shumë në datën e caktuar dhe nuk ka fonde në llogarinë tuaj për ta mbuluar shumën minimale të dakorduar, atëherë interesi i rregullt do të aplikohet.

Si funksionojnë starpikët (bonusi)?

Për secilën pagesë të bërë përmes kartelës She Card, ju do të fitoni bonus Starpikë në vlerë prej 0.5, 1, 2 dhe deri në 8% të blerjes. Ky bonus grumbullohet në kartelën tuaj. Bonusi mund të shfrytëzohet për të paguar në çdo dyqan ku është e vendosur TEB POS. Bilanci i Starpikëve të bonusit përfshihet në Gjendjen tuaj të Bilancit të kartelës StarCard, kështu që ju mund ta shihni saktësisht se sa Starpikë i keni shpenzuar. Ju mund po ashtu ta kontrolloni bilancin e Starpikëve në Pikat e Shitjes (POS). Secili starpikë është i barabartë me 1€. Në TEB, ne po ashtu punojmë me oferta speciale të dyqaneve nga të cilat ju do të fitoni poenë shtesë në bonus.

Si mund të blejë me kartelë She Card jashtë Kosovës?

Kartela She Card ju mundëson të blini produkte dhe shërbime jashtë Kosovës dhe ju nuk paguani interes për ato blerje. Por, ju nuk fitoni Starpikë në blerjet ndërkombëtare dhe se plani i kësteve nuk vlen për gjësendet që i bleni jashtë vendit.

A mund të bëj blerje me një transaksione të vetëm në POS-ët e tjerë, jo TEB në Kosovë?

Të ndryshme janë kushtet e pagesave për përdorim të kartelës She Card në pikat e shitjeve (POS) të bankave tjera. Nëse ju paguani me kartelën She Card jashtë rrjetit të TEB POS-ve, atëherë ju nuk do të fitoni bonus dhe se nuk do të jeni në gjendje të kryeni pagesa me këste. Nëse ju e përdorni Visa kartelën tuaj jashtë TEB ATM ose POS, do të aplikohen pagesa shtesë.

A mund të tërheq para nga ATM-ët?

Kartela e kreditit është produkt i zhvilluar dhe dizajnuar për blerje tërheqje të parave. Paratë mund të tërhiqen nga AMT-ët duke e përdorur kartelën tuaj She Card.
Gjatë tërheqjes së parave nga bankomatët e TEB me SHE CARD, nëse e zgjedhni opsionin STARCASH, ju do të mund ti ndani ato deri në 12 këste.
Për çdo tërheqje, interesi bazë do të përllogaritet.
Paratë mund të tërhiqen deri në 50% të limitit të kartelës.
Limiti maksimal i tërheqjes ditore është 500€.
Gjatë përdorimit të Kartelës së Kreditit VISA në vendet me valutë shtetërore jo EUR, aplikohen normat e këmbimit të VISA dhe/ose TEB.

Çfarë është Kartela Plotësuese?

Kartela Plotësuese i referohet një kartele standarde të cilën e lëshon TEB-i me kërkesë të konsumatorit i cili tashmë mbanë një kartelë She Card. Kartela plotësuese e ndanë limitin e kartelës së konsumatorit dhe se një limit specifik mund po ashtu të caktohet për kartelën plotësuese. Për shembull: Nëse ju si konsumatorë që mbani kartelë She Card keni një limit 1,000€ në kartelën tuaj, atëherë ju mund të kërkoni nga ne që të bëjmë një kartelë plotësuese për një anëtar të familjes (+18 vjeç) me, për shembull, një limit 300€ (me fjalë të tjera, 30% të limitit të kartelës suaj të kreditit). Nëse mbajtësi i kartelës plotësuese i shpenzon 200€ duke e përdorur kartelën, atëherë limiti i juaj bëhet 800€ për muajin në të cilin janë bërë blerjet. Nëse mbajtësi i kartelës plotësuese nuk e përdor kartelën për të bërë blerje në ndonjërin muaj të dhënë, atëherë limiti i juaj mbetet 1,000€.

Si mund t’i paguaj me kohë obligimet e kartelës SheCard?

Këstet e juaja mujore paraqiten në raportin e bilancit të kartelës, i cili ju dërgohet juve me postë të rregullt ose me email, varësisht nga preferenca e juaj personale.

Raporti i bilancit dërgohet ndërmjet datës 1 dhe 5 të çdo muaji për ciklin 01 dhe ndërmjet 15 dhe 20 për ciklin 02.
Pagesat mund të kryhen në disa mënyra.
Pagesa direkte në një nga degët e TEB-it:
Shuma e papaguar duke u bazuar në raportin e bilancit të kartelës mund të paguhet në para të gatshme ose përmes llogarisë suaj bankare në TEB.
Ju lutem të keni parasysh:
Nëse ju keni zgjedhur ciklin 01 dhe dëshironi t’i kryeni pagesat përmes llogarisë suaj rrjedhëse, atëherë ju duhet të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme në llogari me datën 15;
Nëse ju keni zgjedhur ciklin 02, atëherë ju duhet të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme në llogari me datën 1.
Pagesa Automatike:
Pagesa e shumës së mbetur mund të automatizohet përmes llogarisë suaj rrjedhëse në TEB.
Pagesa minimale e automatizuar:
Pagesa minimale (të paktën 15% të borxhit) paguhet automatikisht nga llogaria e juaj rrjedhëse në TEB. Pjesa e mbetur e shumës së papaguar mund të paguhet një ditë më vonë që ju zgjidhni. Kjo shumë i nënshtrohet interesit bazik. Nëse pagesa minimale nuk paguhet brenda 21 ditëve të ardhshme, atëherë kartela do të bllokohet.
Pagesat përmes e-banking:
Një mënyrë shtesë për të paguar për shpenzimet nga kartela She Card është përmes e-banking. TEB e-banking është një shërbim i avancuar dhe i sigurt. Me qëllim të kryerjes së pagesave përmes e-banking, ju duhet të regjistroheni për këtë shërbim në degën tuaj.
Pagesa e kartelës She Card mund të bëhet me vetëm pesë klikime përmes TEB e-banking, të cilës mund t’i qaseni nga uebfaqja e TEB-it, www.teb-kos.com. Përmes këtij shërbimi, ju mund po ashtu të paguani për kartelën She Card të dikujt tjetër dhe t’i vështroni të gjitha informatat lidhur me shpenzimet tuaja.

Si t’i përcjelli shpenzime me kartelë She Card dhe pagesat në datën e caktuar?

Çdo muaj ju do ta pranoni Gjendjen e Kartelës suaj të Kreditit. Kjo gjendje u dërgohet juve me postë të rregullt ose email. Kjo ju ofron shumë informata, përfshirë emrin tuaj, adresën,


© TEB ShA