TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Kredit Kartela (Starcard) - Visa/MasterCard

Kartela Starcard — një kartelë, shumë përfitime

Starcard është produkt që njëmend ka revolucionarizuar shpenzimin e konsumatorëve në Kosovë. Kjo kartelë kreditore ofron një paketë të opsioneve financiare për blerjet e tyre.

Starcard është lansuar në treg duke analizuar me kujdes nevojat e konsumatorëve për një kartelë kreditore të tillë revolvuese. Platforma e Starcard-ës paraqet një situatë përfituese për të gjitha palët e involvuara. Starcard në Kosovë është kartelë kreditore e parë e bazuar në këste, e cila titullarit të saj i jep një bonus për çdo transaksion të bërë në rrjetin tregtar të TEB-it në Kosovë. Të gjitha këto veçori të kësaj kartele çmohen lartë në treg.

Me Starcard ju mund të paguani deri në 24 kestë me 0% interes në të gjitha pikat e shitjes të pajisura me POS terminalet e bankës TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Gjithashtu ju mundeni të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA/MasterCard.
Si të pajisemi me Starcard?


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kontrata e punës
  • Letërnjoftimi
  • Gjendja bankare (6 muajt e fundit)
  • Një faturë e rrymës, ujit apo telefonit (me adresë të banimit).

Tiparet e kartelës Starcard:

  • Starpikët (Bonus)
  • Pagesa me këste
  • Pagesat ndërkombëtare
  • Starcash
  • Kampanjat

Starpikët

Gjatë përdorimit të Starcard në POS terminalet e bankës TEB, ju do te fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes qe kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard, aq më shumë Starpikë ju do të fitoni.

1 Starpikë është e barabartë me 1€.

Starpikët e fituara, mund ti shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.

Pagesat me këste:

Blerjet me Starcard në POS terminalet e Bankës TEB, ju mund ti ndani deri në 24 këste me 0% interes TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).
Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëhere ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.

Pagesat ndërkombëtare:

Me Starcard ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, të cilat janë me 0% komision.
Gjithashtu, ju tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB. Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.

Starcash:
Starcard ju lejon terheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të Bankës TEB, në të gjithë Kosovën.
Për të informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.

Kampanjat:

Gjatë gjithë vitit, banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat i ofrojnë klientëve të Starcard, oferta të vecanta, ku klientët mund të përfitojne: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyerje të kësteve, etj.
Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe e-mail newsletter, duhet ta jepni pëlqimin për të pranuar ofertat promocionale.
Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja ju mund ti përcjellni edhe në faqen tonë në Facebook Starcard.

Dhe ka më shumë

Ju mund ta përdorni kartelën tuaj Starcard për t’i paguar faturat e shërbimeve publike, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha keto mund ti paguani deri në 3 këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose ju mund të ktheni pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohet nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisth për të cilën vendosni ju.

Tani ju mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB.
Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj Starcard, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës Starcard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kur të dëshironi.


Starcash – Tërheqje me këste
https://www.facebook.com/Starcard.TEB/videos/673343786149919/

Deponim parash përmes bankomatit
https://www.facebook.com/Starcard.TEB/videos/674373002713664/

Pagesa e kredit kartelës
https://www.facebook.com/Starcard.TEB/videos/676791459138485/


Pikat shitëse

 

 

 

Çka do të thotë me këste pa interes?

Me këste pa interes është mundësia unike e kartelës StarCard përmes së cilës mund të blesh produkte dhe shërbime me këste duke mos u ngarkuar me interes dhe se ju mundeni që vet të përcaktoni numrin e kësteve që do t’i paguani.

Për shembull:
Imagjinoni se ju jeni duke e blerë një TV Plazma 1,000€. Nëse e përdorni kartelën tuaj StarCard, ju mund ta blini TV-n dhe ta shpërndani çmimin e blerjes prej 1,000€ në 10 këste mujore; ju paguani 100€ në çdo muaj pa interes. Kështu që kostoja e TV-së suaj të re është e njëjtë sikur ju ta paguanit të tërën në një pagesë. Gjithashtu, ju do të fitoni Starpikë me rastin e blerjes.

Si të përfitojë nga pagesat me këste pa interes duke e përdorur kartelën time StarCard?

Përderisa ju nuk paguani interes për pjesën e limitit të kartelës suaj të kreditit të cilën e keni përdorur, ju e rritni fuqinë tuaj blerëse sepse ju do të shpenzoni vetëm 100€ për muaj në vend të 1,000€ në një pagesë.

A do të thotë kjo se në kartelë nuk ka kurrfarë interesi?

Jo. Nëse pagesa nuk bëhet me datën e fundit të caktuar, për pagesën e këstit të atij muaji të caktuar sipas kontratës me datë 1 apo 15 atëherë aplikohet interes i rregullt.

Kur përllogaritet interesi?

Interesi fillon të përllogaritet pas datës së fundit të caktuar për pagesë, e cila është data 1 (cikli 02) ose data 15 (cikli 01) i muajit, varësisht nga marrëveshja paraprake të arritur ndërmjet juve dhe bankës (cikli i kartelës).

Ju e zgjidhni këtë cikël gjatë aplikimit për kartelë. Cikli zgjidhet sipas preferencës suaj, varësisht nga cila ditë e muajit ju mund t’i mbuloni kostot të shkaktuara më herët.
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 01, atëherë interesi përllogaritet vetëm pas datës 15 të muajit në vijim, dhe po që se ju nuk e paguani plotësisht shumën e shfrytëzuar. Interesi përllogaritet vetëm për shumën e papaguar.

Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 02, atëherë interesi përllogaritet vetëm pas datës 1 të muajit në vijim, dhe po që se ju nuk e keni paguar plotësisht shumën e shfrytëzuar. Interesi përllogaritet vetëm për shumën e papaguar.

Një shembull:
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 01, dhe nëse ju e keni përdorur kartelën tuaj gjatë muajit gusht, atëherë periudha e pagesës pa interes do të jetë deri në datën 15 të muajit shtator.
Nëse ju e keni zgjedhur ciklin 02, atëherë ju do të jeni në gjendje ta paguani pagesën pa interes për të gjitha blerjet e kryera me kartelë pas datës 15 të muajit gusht deri në datën 30 të muajit shtator.

Blerjet me këste do të ngarkohen në kartelën tuaj në bazë të planit që ju keni zgjedhur kur ta kryeni blerjen tuaj. Ju do të ngarkoheni vetëm me një këst çdo muaj.

Nëse në ditën e pagesës ju e paguani pjesën minimale të shumës të cilën e keni shpenzuar në minimumin 15% të kërkuar, atëherë interesi i rregullt do të aplikohet.

Nëse nuk paguhet asnjë shumë në datën e caktuar dhe nuk ka fonde në llogarinë tuaj për ta mbuluar shumën minimale të dakorduar, atëherë interesi i rregullt do të aplikohet.

Si funksionojnë starpikët (bonusi)?

Për secilën pagesë të bërë përmes kartelës StarCard, ju do të fitoni bonus Starpikë në vlerë prej 0.5, 1, 2 dhe deri në 8% të blerjes. Ky bonus grumbullohet në kartelën tuaj. Bonusi mund të shfrytëzohet për të paguar në çdo dyqan ku është e vendosur TEB POS. Bilanci i Starpikëve të bonusit përfshihet në Gjendjen tuaj të Bilancit të kartelës StarCard, kështu që ju mund ta shihni saktësisht se sa Starpikë i keni shpenzuar. Ju mund po ashtu ta kontrolloni bilancin e Starpikëve në Pikat e Shitjes (POS). Secili starpikë është i barabartë me 1€. Në TEB, ne po ashtu punojmë me oferta speciale të dyqaneve nga të cilat ju do të fitoni poenë shtesë në bonus.

Si mund të blejë me kartelë StarCard jashtë Kosovës?

Kartela StarCard ju mundëson të blini produkte dhe shërbime jashtë Kosovës dhe ju nuk paguani interes për ato blerje. Por, ju nuk fitoni Starpikë në blerjet ndërkombëtare dhe se plani i kësteve nuk vlen për gjësendet që i bleni jashtë vendit.

A mund të bëj blerje me një transaksione të vetëm në POS-ët e tjerë, jo TEB në Kosovë?

Të ndryshme janë kushtet e pagesave për përdorim të kartelës StarCard në pikat e shitjeve (POS) të bankave tjera. Nëse ju paguani me kartelën StarCard jashtë rrjetit të TEB POS-ve, atëherë ju nuk do të fitoni bonus dhe se nuk do të jeni në gjendje të kryeni pagesa me këste. Nëse ju e përdorni Visa kartelën tuaj jashtë TEB ATM ose POS, do të aplikohen pagesa shtesë.

A mund të tërheq para nga ATM-ët?

Kartela e kreditit është produkt i zhvilluar dhe dizajnuar për blerje tërheqje të parave. Paratë mund të tërhiqen nga ATM-ët duke e përdorur kartelën tuaj StarCard.

Gjatë tërheqjes së parave nga bankomatët e TEB me STARCARD, nëse e zgjedhni opsionin STARCASH, ju do të mund ti ndani ato deri në 12 këste. 

Për çdo tërheqje, interesi bazë do të përllogaritet.

Paratë mund të tërhiqen deri në 50% të limitit të kartelës.

Limiti maksimal i tërheqjes ditore është 500€.

Gjatë përdorimit të Kartelës së Kreditit VISA/MasterCard në vendet me valutë shtetërore jo EUR, aplikohen normat e këmbimit të VISA /MasterCard TEB.

Çfarë është Kartela Plotësuese?

Kartela Plotësuese i referohet një kartele standarde të cilën e lëshon TEB-i me kërkesë të konsumatorit i cili tashmë mbanë një kartelë StarCard. Kartela plotësuese e ndanë limitin e kartelës së konsumatorit dhe se një limit specifik mund po ashtu të caktohet për kartelën plotësuese. Për shembull: Nëse ju si konsumatorë që mbani kartelë StarCard keni një limit 1,000€ në kartelën tuaj, atëherë ju mund të kërkoni nga ne që të bëjmë një kartelë plotësuese për një anëtar të familjes (+18 vjeç) me, për shembull, një limit 300€ (me fjalë të tjera, 30% të limitit të kartelës suaj të kreditit). Nëse mbajtësi i kartelës plotësuese i shpenzon 200€ duke e përdorur kartelën, atëherë limiti i juaj bëhet 800€ për muajin në të cilin janë bërë blerjet. Nëse mbajtësi i kartelës plotësuese nuk e përdor kartelën për të bërë blerje në ndonjërin muaj të dhënë, atëherë limiti i juaj mbetet 1,000€.

Si mund t’i paguaj me kohë obligimet e kartelës StarCard?

Këstet e juaja mujore paraqiten në raportin e bilancit të kartelës, i cili ju dërgohet juve me postë të rregullt ose me email, varësisht nga preferenca e juaj personale.

Raporti i bilancit dërgohet ndërmjet datës 1 dhe 5 të çdo muaji për ciklin 01 dhe ndërmjet 15 dhe 20 për ciklin 02.

Pagesat mund të kryhen në disa mënyra.

Pagesa direkte në një nga degët e TEB-it:
Shuma e papaguar duke u bazuar në raportin e bilancit të kartelës mund të paguhet në para të gatshme ose përmes llogarisë suaj bankare në TEB.

Ju lutem të keni parasysh:
Nëse ju keni zgjedhur ciklin 01 dhe dëshironi t’i kryeni pagesat përmes llogarisë suaj rrjedhëse, atëherë ju duhet të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme në llogari me datën 15;
Nëse ju keni zgjedhur ciklin 02, atëherë ju duhet të siguroheni se keni fonde të mjaftueshme në llogari me datën 1.

Pagesa Automatike:
Pagesa e shumës së mbetur mund të automatizohet përmes llogarisë suaj rrjedhëse në TEB.

Pagesa minimale e automatizuar:
Pagesa minimale (të paktën 15% të borxhit) paguhet automatikisht nga llogaria e juaj rrjedhëse në TEB. Pjesa e mbetur e shumës së papaguar mund të paguhet një ditë më vonë që ju zgjidhni. Kjo shumë i nënshtrohet interesit bazik. Nëse pagesa minimale nuk paguhet brenda 21 ditëve të ardhshme, atëherë kartela do të bllokohet.

Pagesat përmes e-banking:
Një mënyrë shtesë për të paguar për shpenzimet nga kartela StarCard është përmes e-banking. TEB e-banking është një shërbim i avancuar dhe i sigurt. Me qëllim të kryerjes së pagesave përmes e-banking, ju duhet të regjistroheni për këtë shërbim në degën tuaj.

Pagesa e kartelës StarCard mund të bëhet me vetëm pesë klikime përmes TEB e-banking, të cilës mund t’i qaseni nga uebfaqja e TEB-it, www.teb-kos.com. Përmes këtij shërbimi, ju mund po ashtu të paguani për kartelën StarCard të dikujt tjetër dhe t’i vështroni të gjitha informatat lidhur me shpenzimet tuaja.

Si t’i përcjelli shpenzime me kartelë StarCard dhe pagesat në datën e caktuar?

Çdo muaj ju do ta pranoni Gjendjen e Kartelës suaj të Kreditit. Kjo gjendje u dërgohet juve me postë të rregullt ose email. Kjo ju ofron shumë informata, përfshirë emrin tuaj, adresën, numrin e kartelës suaj të kreditit, periudhën në fjalë, shumën të cilën e keni shpenzuar duke e përdorur kartelën ose të tërhequra si para të gatshme, ku dhe kur është realizuar secili transaksion, sa interes është përllogaritur dhe një sërë informata të tjera të rëndësishme. Aty do të përfshihen shënimet për çdo pagesë, komisione, kredi dhe debite të tjera, si dhe shuma e borxhit tuaj të mbetur dhe interesi nga periudhat e mëparshme. Gjendja e juaj më tutje përfshin shumën minimale mujore për pagesë të para-dakorduar dhe datën përfundimtare të pagesës për borxhet/detyrimet e tilla.

Udhëzimet për ekzekutim të sigurt të transaksioneve

Gjatë përdorimit të kartelës suaj për pagesa ose tërheqje të parave nga ATM-ët, ju lutem i zbatoni udhëzimet më poshtë për t’u siguruar se këto transaksione ekzekutohen në mënyrën më të sigurt të mundshme.

  1. Nënshkruani kartelën tuaj prapa menjëherë kur t’ju dorëzohet juve.
  2. Në asnjë pikë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia tregoni askujt PIN-in (Numri Personal i Identifikimit për përdorim të kartelës); kartela dhe PIN-i kurrë nuk duhet të mbahen në të njëjtin vend si dhe është e preferueshme të mos e shkruani askund PIN-in tuaj.
  3. Gjatë përdorimit të kartelës suaj për të tërhequr para, sigurohuni që askush nuk është duke ju shikuar, mos pranoni udhëzime nga të panjohurit por gjithmonë i zbatoni udhëzimet në ekran të ATM-ës dhe nëse shihni diçka të pazakonshme, p. sh. një kamerë të vendosur në vendin nga ku ju mund të shiheni duke e shënuar PIN-in, JU LUTEM mos tentoni të tërhiqni para por informojeni degën më të afërt të TEB-it ose Qendrën e Thirrjeve të TEB-it.
  4. Asnjë informatë të kartelës suaj nuk duhet t’i jepet palëve të treta, siç janë Numri i Kartelës, PIN-i, CVV2 (kodi që kërkohet për blerje përmes internetit) ose data e skadimit të kartelës.
  5. Gjatë përdorimit të kartelës për blerje, sigurohuni që transaksioni të ekzekutohet në praninë tuaj dhe jo në një pjesë të dyqanit ku ju nuk keni qasje, gjithmonë kontrolloni detajet e pagesës në faturë për t’u siguruar se ato janë në rregull dhe se ato korrespondojnë me transaksionin e kompletuar dhe pastaj nënshkruaje faturën me nënshkrimin e njëjtë siç keni nënshkruar mbrapa kartelës. Në rastet kur transaksioni ekzekutohet pa PIN (SBT- Signature Based Transaction), sigurohuni se keni nënshkruar gjithmonë një herë për këtë pagesë dhe mbajeni një kopje të saj në rast të ndonjë kontesti ose ankese.
  6. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni pagesave me postë ose telefon si dhe pagesave përmes internetit. Gjatë përdorimit të kartelës suaj për transaksionet më lartë, mund të kërkohet nga ju që ta shtypni CVV2 (Card Verification Value 2). Duke e përdorur këtë kod, transaksioni përmes internetit aprovohet në një mënyrë më të sigurt. CVV2 është e vendosur prapa kartelës (tre numrat e fundit në brezin e nënshkrimit). Sigurohuni që pagesat përmes internetit t’i kryeni në kompanitë të cilat njihen publikisht dhe gëzojnë besueshmëri në tregjet ndërkombëtare.
  7. Të dhënat e kartelës suaj, siç janë numri i kartelës suaj, CVV2, data e skadimit të kartelës duhet t’u jepen vetëm bizneseve të njohura dhe të besueshme. Gjatë ekzekutimit të transaksioneve përmes postës ose telefonit, si dhe duke kryer pagesa përmes internetit, ju duhet fillimisht t’i mësoni kushtet dhe termet e pagesave ose anulimin e pagesave. Nëse dështoni që ta anuloni një transaksion sipas termeve dhe kushteve të caktuar nga shitësi, atëherë llogaria e juaj mund të ngarkohet me një pagesë të caktuar në termet dhe kushtet e shitësit. Shitësit e ndershëm do t’ju referojnë në termet dhe kushtet e tyre para finalizimit të shitjes. Ankesat për transaksione që kontestohen nga klienti

Në rast se një transaksion të cilin ju nuk e keni autorizuar paraqitet në llogarinë tuaj, ju duhet ta kontaktoni dhe njoftoni njërën nga degët e TEB-it sa më shpejtë që është e mundur. Pastaj, do të kërkohet nga ju që ta plotësoni formularin e duhur për ankesa dhe se TEB-i do ta shqyrtojë më pastaj ankesën tuaj sipas termeve dhe kushteve të caktuara nga Visa International.

Nëse ankesa e juaj rezulton me përgjigjje negative, TEB-i do t’ju ngarkojë me një pagesë për ankesa të paarsyeshme siç është paraqitur në listën tonë të pagesave.

Udhëzimet në rast se vjedhet ose humbet kartela e juaj
Sapo ta vëreni se kartela e juaj ka humbur ose është vjedhur, ju duhet ta njoftoni degën më të afërt të TEB-it ose ta njoftoni Qendrën e Thirrjeve në +381 38 230000 për ta bllokuar kartelën tuaj kështu që kjo nuk mund të përdoret nga pala e tretë.

Riaktivizimi i Kartelës
Nëse ju e gjeni kartelën e humbur, e cila tashmë është e bllokuar, ju duhet ta plotësoni dhe nënshkruani formularin për riaktivizim të kartelës për ta aktivizuar kartelën po që se kjo nuk është anuluar tërësisht nga Banka.

Informata Shtesë
Nëse kartela përdoret në ATM-ët e bankave të tjera, atëherë limiti i transaksionit përcaktohet nga Banka e cila e pranon kartelën, kurse limiti total ditor për tërheqje përcaktohet nga banka që e lëshon kartelën.

Bilanci i llogarisë suaj duhet të kontrollohet rregullisht. Nëse ju vëreni ndonjë transaksion të paautorizuar, vetëm vizitojeni një nga degët tona për të iniciuar një ankesë dhe për t’i ndërmarr hapat e mëtejmë sa më shpejtë që është e mundur.

Mbetet përgjegjësi e juaj për çfarëdo keqpërdorim të mundshëm që mund të rezultojë nga një transaksion i cili është ekzekutuar duke e përdorur PIN-in tuaj.

Nëse, për çfarëdo arsye, ATM-ja e merr kartelën tuaj, ju lutem njoftojeni menjëherë Qendrën e Thirrjeve.

Kartela e juaj i posedon limitet për përdorim të kartelës dhe asnjë shitës nuk është i autorizuar ta përcaktojë limitin për përdorim të kartelës për kartelën tuaj.

Udhërrëfyesi i pasqyrës se Starcard-es


© TEB ShA