TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


E-banking

E-banking

E-Banking është sistem online për kryerjen e shërbimeve bankare. Kursen kohën, i sigurtë dhe shumë efikas për personat që nuk mund të vizitojnë bankën për të kryer një shërbim të caktuar.
Ofron qasje për 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Aktivizimi për këtë shërbim duhet të bëhet në degën e bankës TEB ku ju posedoni llogari të hapur.

Mënyra e qasjes dhe e përdorimit

Në momentin e aplikimit për këtë produkt ju do të  pranoni një SMS në numrin tuaj të telefonit të cilën e keni të regjistruar në bankë. Ky SMS përmban PIN-in për një përdorim i cili ju mundëson të kyçeni në e-Banking. PIN-i i cili arrin me SMS është i vlefshëm vetëm 3 minuta dhe kur ajo kohë mbaron, PIN-i më nuk është i vlefshëm.

Shënim: Qasja e klientit në e-Banking do të bllokohet në ato raste kur klienti shtyp Fjalëkalimin ose PIN-in e gabuar tri herë me rradhë. Prandaj, ata do të duhet të aplikojnë për fjalëkalimin/PIN-in e ri duke plotësuar një formular modifikimi në degë ose nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve. Kushte të njëjta do të aplikohen për ata klientë të cilët kanë humbur fjalëkalimin e tyre.

E-banking i mundëson Klientëve këto shërbime elektronike bankare:

Operacionet mbi llogarinë:
• Ekzekutimi i pagesave përbrenda degëve të TEB Bankës,
• Ekzekutimi i pagesave të rrogave të kompanisë,
• Ekzekutimi i pagesave nacionale me bankat tjera vendase në valutën EUR,
• Transfere dhe pagesa të shpejta të cilat ju kursejnë kohë,
• Këmbimi i valutave,
• Caktimi i urdhëritpageave të rregullta në llogaritë në TEB dhe ne bankat tjera në Kosovë,
• Pagesa e borxhit të Kredit Kartelës për vete dhe të tjerët,
• Pagesat e faturave komunale dhe të institucioneve,
• Mbushje të telefonit të operatorëve : Vala, Ipko dhe Z Mobile,
• Personalizimi i parametrave tuaja të sigurisë
• Shtypja e faturave të transaksioneve.

Informacionet mbi llogarinë:
• Pasqyra e transfereve dhe bilanci i llogarisë,
• Pasqyra e transfereve të paradefinuara apo të reja,
• Pasqyra e transfereve të rrogave të kompanisë,
• Pasqyra e të gjitha urdhëresave që i keni bërë përmes e-banking,
• Monitorim të gjendjes së kredisë,
• Monitorim të mjeteve të afatizuara,
• Kalkulatori i kredisë.

Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të TEB-it, na dërgo email në info@teb-kos.com ose na kontakto në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.


© TEB ShA