TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Paratë tuaja janë gjithmonë të qasshme përmes rrjetit të ATM-ve të TEB-it

Banka TEB ofron Bankomatet ndër më të sofistikuarat në tregun tonë.
Për të ofruar qasje 24/7 në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe ne Starcard, TEB-i ka investuar dhe zgjeruar rrjetin ne 81 Bankomatë. Ju mund te terhiqni apo depononi ne te gjithe Kosoven shpejte dhe sigurt, duke evituar pritjet ne dege.




Bankomatët e bankës TEB ofrojnë shërbime të ndryshime, si:

  • Tërheqje parash
  • Tërheqje të monedhave të metalta
  • Deponim parash
  • Transfere
  • Pagesen e borxhit të Starcard-ës
  • Kontrollimi I gjendjes së bilancit
  • Ndërrimi I PIN-it të kartelës
  • Siguria e bankomatëve

Përmes Bankomatëve tanë, ne gjithashtu u ofrojme shërbime poseduesve të kartelave të bankave tjera nëse ato janë te brenduara me VISA, VISA Electron ose PLUS dhe MasterCard, Maestro dhe Cirrus.

Klikoni këtu për lokacionet e Bankomateve të bankës TEB.

Terheqje parash:

Ju mund të tërhiqni në Bankomatët e bankës TEB bankënota prej 10€, 20€, 50€ dhe 100€.
Ndërsa për herë të parë në Kosovë ju tani mund të tërhiqni edhe monedha të metalta nga 0.01, 0.05, 0.20 dhe1.00

Tërheqjet me TEB Debit Kartelë janë pa pagesë, përderisa per tërheqjet me Starcard aplikohet komisioni sipas çmimores në fuqi (te publikuar ne web faqen e bankes TEB www.teb-kos.com).


Starcash – Terheqje me keste

 


Deponim parash:

Banka TEB posedon Bankomate, në të cilët ju mund të bëni deponimin e parave.

  • Deponimi mund të bëhet në banknotë prej 5€,10€, 20€, 50€ dhe 100€.
  • Deponimi maksimal është 40 banknota njëherit, limiti për transaksion është 2,000€, ndërsa limiti ditor është deri ne 5,000€.
  • Banknotat e ndrydhura, paluara, apo të shkruara nuk pranohen.


Deponim parash permes bankomatit

 


Transferet:
Ju mund te kryeni transfere të ndryshme përmes Bankomateve te bankës TEB, si:

  • Transferet brenda bankës (TEB)
  • Transferet e shpejta brenda bankës
  • Transferet e shpejta në bankat vendore

Tek transferet e shpejta, ju duhet ti keni te regjistruar paraprakisht përfituesit. Regjistrimin e përfituesve behet paraprakisht ne dege apo përmes e-banking.

Pagesa e borxhit te Starcard:

Ju mund të paguani borxhin e Starcard-ës tuaj apo personave të tjerë, në dy menyra: transfer nga llogaria rrjedhese apo me deponim parash (ne Bankomatët ku mundësohet deponimi).

Metoda e pagesës përmes deponimit të parave:

  • Nëse bëhet pagesa minimale e borxhit te Starcard, atëherë bankomati nuk kthen kusur në monedha te metalta, por kusuri kreditohet në llogari.
  • Nëse behet pagesa e borxhit total te Starcard, atëherë bankomati kthen kusur në monedha te metalta në vlerë prej 1 deri në 9.99 euro.


Pagesa e kredit karteles

 

Kontrollimi i gjendjes së bilancit:
Në bankomatet e bankës TEB ju mund ta shikoni bilancin e llogarisë rrjedhese dhe gjendjen e Starcardes tuaj, gjithashtu ju mund ta shtypni gjendjen.

Ndërrimi i PIN-it të karteles:
Në bankomatet e bankes TEB ju mund ta ndërroni PIN-in e debit kartelës dhe Starcard-ës, duka shtypur PIN-in e vjetër dhe pastaj ta zevendesoni atë me PIN-in e ri.

Siguria e bankomatëve:
Bankomatet e Bankës TEB ofrojnë siguri të lartë për kryerjen e shërbimeve.
Bankomatët posedojnë pajisje të cilat parandalojnë përvetësimin e të dhënave të kartelës si dhe janë të monitoruara 24/7 nga kamerat e sigurisë.

Për më shumë informata, vizito degën më të afërt të bankes TEB ose na dërgo email në info@teb-kos.com ose na kontakto në Qendrën tonë të Thirrjeve 038/230000.


Gjeni ATM më të afërt

 

 


© TEB ShA